Johann Sattler: Europa nuk është
e plotë pa Ballkanin brenda saj

Johann Sattler: Europa nuk është<br />e plotë pa Ballkanin brenda saj
Prej prillit 2016 Austria ka një ambasador të ri në Tiranë, ai është Johann Sattler dhe është një austriak që e njeh mirë Shqipërinë. Ne të Shqiptarja.com jemi kuriozë të dimë se ç’mendon ai për gjendjen politike në vend dhe hapat tona drejt integrimit Europë. Europa nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit, na thotë ai.
 
-Z. Sattler,si e pritёt lajmin e emёrimit tuaj si Ambasador i Republikёs sё Austrisё nё Shqipёri?
Shqipёria ishte destinacioni im mё i dёshiruar ndaj mund ta pёrfytyroni vetё reaksionin tim. Njё gёzim i madh, mirёnjohje dhe kёnaqёsi pёr emёrimin nё njё nga postet mё interesante nё botё pёr njё diplomat Austriak. I pres me shumё kureshtje e besim kёto katёr vitet e mia nё Shqipёri por dhe me njё motivim tё lartё gjithashtu.
 
-A keni qenё ndonjёherё nё Shqipёri? Nёse po, cilat janё pёrshtypjet tuaja?
Pёr herё tё parё kam qёnё me punё nё Shqipёri nё vitin 1997. U dёrgova atёherё, njё diplomat i ri Austriak, si vёzhgues i misionit tё BE-s pёr Ballkanin Perёndimor (ECMM). Besoj mund ta imagjinoni se ҫ’pёrvojё intensive mё solli qёndrimi im prej disa javёsh nё Peshkopi, Gjirokastёr e Vlorё. Qё nga ajo kohё gjёrat janё pёrmirёsuar nё mёnyrё tё jashtёzakonshme por njohja e njё perspektive tё tillё ёshtё e rёndёsishme pёr njё diplomat. Ama, ajo, qё ndёr gjithё kёto ndryshime ka ngelur e njёjtё, ёshtё mikpritja me nam, qё e ndesh kudo nёpёr vend.
 
- Perceptimi im ёshtё se Austrisё i pёlqen ta shikojё veten si eksperte nё arenёn ndёrkombёtare sidomos pёrsa i pёrket politikёs sё Ballkanit Perёndimor. Ёshtё kjo e vёrtetё? Dhe, cili mendoni ёshtё perceptimi i Shqipёrisё lidhur me rolin e Austrisё nё Ballkanin Perёndimor?
Lidhjet midis Austrisё dhe Shqipёrisё janё konsoliduar nё shumё fusha pёrgjatё njё periudhe tё gjatё kohore. Konsullatat e para Austriake u hapёn mё shumё se dyqind vite mё parё, pёrkatёsisht nё 1751 nё Durrёs dhe nё 1801 nё Shkodёr. Pёr Austrinё (po kёshtu dhe pёr Austro-Hungarinё mё parё) rajoni i Ballkanit dhe sidomos Shqipёria ka luajtur njё rol kryesor. Dhe unё gёzohem shumё qё shefi im aktual, Ministri i Jashtёm i Austrisё, Z. Sebastian Kurz e ka theksuar akoma mё shumё kёtё pikё kyҫe tё politikёs tonё tё jashtme.
 
- Elita Austriake shprehet gjithnjё pro futjes sё Shqipёrisё nё BE. Ndёrkohё sondazhet e shumta tё popullit Austriak janё gjithnjё kundra, madje janё mё negativet nёse i krahason me sondazhet e vendeve tё tjera anёtare tё BE¬-s. Si e shpjegoni kёtё dhe ҫ'pasoja lё kjo nё Politikёn e Austrisё me Ballkanin Perёndimor?
Ёshtё e padiskutueshme qё zgjerimi i njё sistemi kompleks siҫ ёshtё Bashkimi Europian nuk mund tё funksionojё gjithnjё pa pengesa. Nё pёrgjithёsi, rezultatet e sondazheve pro zgjerimit janё ulur nё kёto vitet e fundit nё shumё vende tё Bashkimit Europian. Ky fenomen mund tё kuptohet nga hallet dhe frikat, pjesёrisht tё justifikuara tё qytetarёve tё BE-s por gjithashtu dhe me rritjen e popullaritetit tё Partive qё janё shumё kritike ndaj BE-s. Kёtu plani i veprimit tingёllon si mё poshtё: punё informuese qё ti bindё popujt pёr avantazhet e njё Europe tё Bashkuar. Pёr mua ёshtё e qartё: Europa dhe Bashkimi Europian nuk janё tё plotё nёse vendet e Ballkanit nuk janё pjesё e tyre.
  
- Austria e ka ndihmuar Shqipёrinё qё nё fillim tё viteve 90 dhe vazhdon ta bёjё kёtё nёpёrmjet ADAs, Zyrёs sё Bashkёpunimit Austriak pёr Zhvillim. Cilat janё pikat kyҫe tё bashkёpunimit tani dhe ҫfarё keni planifikuar pёr tё ardhmen?
Duke pasur parasysh sfidat e proҫesit tё reformёs, integrimin rajonal dhe afrimin e mёtejshёm drejt BE-s, Austria po koncentrohet aktualisht mё shumё nё zhvillimin e kapacitetit si dhe nё ndёrmjetsimin e Knoë-hoë-s. Pikat kyҫe tematike janё qeverisje dhe drejtёsi e mirё, menaxhim i integruar i ujit si dhe njё arsim profesional i orientuar nga tregu i punёs. Me kёto, Bashkёpunimi Austriak pёr Zhvillim jep ndihmesё nё implementimin e qёndrueshёm  tё strategjisё kombёtare tё Shqipёrisё si dhe afrimin e saj drejt BE-s.
 
- Nё Austri dhe sidomos nё Vjenё ka njё shumëllojshmёri aktivitetesh kulturore qё mund ti ndjekёsh pёrkundrejt njё pagese minimale e madje dhe pa pagesё fare. A mund tё sillet ky model nё Shqipёri, nё Tiranё p.sh.? Keni ndёrmend tё sillni shumё kulturё gjatё qёndrimit tuaj?
Arti dhe Kultura e kanё treguar se janё urat mё tё mira tё komunikimit midis popujve. Kultura sipas mendimit tim ёshtё njё nga pjesёt mё tё rёndёsishme tё marrёdhёnieve tё shkёlqyera midis dy vendeve tona. Nё vitet nё vazhdim ёshtё planifikuar tё organizohet njё Vit Kulture midis Shqipёrisё dhe Austrisё me shumё koncerte, ekspozita, lexime e aktivitete. Ambasada do vazhdojё tё sjellё shumё artistё Austriakё nё Shqipёri, sidomos talente tё reja, dhe do bёjmё kujdes tё sjellim dhe artistё me prejardhje shqiptare qё jetojnё nё Austri qё tё kenё mundёsi tё shpalosin artin e tyre dhe kёtu. Kemi menduar qё pёrveҫ klasikes tё sjellim dhe mё shumё art kontemporan austriak. Projekte fantastike janё nё fazat e pёrgatitjes por tani akoma nuk mё lejohet tё them mё shumё. 

- Juve ju pёlqen tё luani futboll apo jo? Si pjesёtar i ekipit europian keni luajtur madje kundra kryeministrit Rama qё ishte pjesёtar i ekipit ballkanas dhe atё ndeshje e humbёt. A keni ndёrmend ta vazhdoni zhvillimin e politikёs sё jashtme nё fushёn e futbollit?
 Sporti nё pёrgjithёsi ёshtё njё instrument i mrekullueshёm pёr komunikim midis popujve. E bukura nё kёtё lojё ishte se Ministra e Kryeministra nga Kosova, Serbia, Maqedonia dhe Shqipёria, Bosnja e Mali i Zi kanё luajtur nё njё skuadёr. Kjo ishte njё premierё. Sporti mund tё kapёrcejё barriera, ndёrsa fitorja apo humbja kanё njё rёndёsi tё dorёs sё dytё. Pastaj si mikpritёs tё mirё te miqve tanё Ballkanas nё kuadёr tё Samitit tё Vjenёs nё Gusht tё 2016 nuk na takonte tё fitonim Pёr mё tepёr, skuadra e Ballkanit ishte shumё mё mirё se ne dhe e meritoi fitoren. Pres me gjithё qejf tё marr pjesё nё  shumё aktivitete tё bukura sportive nё Shqipёri dhe sidomos nё maratonёn e parё ndёrkombёtare nё Tiranё, qё sikurse mё ka siguruar Kryebashkiaku Veliaj pak kohё mё parё, do tё zhvillohet sё shpejti. 
 
 
- Austria ёshtё njё nga vendet qё e vlerёson shumё ruajtjen e mjedisit. Pёrsa i pёrket prodhimeve ushqimore nuk kam parё tё ofrohen gjetkё kaq shumё prodhime biologjike saҫ ofrohen nё Austri. Ndёrkohё ne jemi akoma shumё prapa pёrsa i pёrket ruajtjes sё mjedisit. Keni ndёrmend tё beni diҫka lidhur me kёtё? Nёse po, ҫfarё konkretisht?
Zhvillimi socio-ekonomik nё tё ardhmen do tё duhet t’i marrё parasysh akoma mё shumё aspektet teknike tё mjedisit. Njё hap i parё i domosdoshёm ёshtё dhe vetёdija e duhur pёr kёtё problematikё. Unё dua tё mbёshtes nё tё ardhmen nё mёnyrё aktive krijimin e kёsaj vetёdijeje dhe sensibilizimin pёr ҫёshtje tё tilla nё kuadёr tё aktiviteteve tё ndryshme tё ambasadёs.
 
- Ku e shikoni Shqipёrinё pas 4 viteve, pra pas periudhёs sё qёndrimit tuaj nё Shqipёri?
Shqipёria ka premisa tё mira qё ta vazhdojё me sukses rrugёn e saj tё integrimit. Shumё ёshtё arritur tashmё, sidomos po tё marrёsh parasysh nisjen e kёtij rrugёtimi para 25 vitesh, si njё nga vendet mё tё varfёra dhe me struktura mё tё pazhvilluara tё rajonit. Ky vend tani troket me forcё nё derёn e projektit tё integrimit mё tё zhvilluar tё botёs, atё tё BE-s. Shqipёria do ta kalojё dhe kёtё pengesё me vrull dhe guxim tё pashterur. Por ajo qё ёshtё e domosdoshme, me vend dhe nё situatёn e tanishme, ёshtё dёshira pёr kompromis dhe dёshira e padiskutueshme pёr tё vendosur interesin kombёtar pёrpara ҫdo gjёje. Reforma nё drejtёsi ofron shansin e duhur pёr tё treguar pikёrisht kёtё. Dhe nёse kjo arrihet unё e shoh Shqipёrinё nё 2020 brёnda proҫesit tё negociatave pra nё rrugёn e duhur pёr nё BE.



Redaksia onlone
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet e Metës ndaj SPAK, deputeti i PS: Është në hall të madh, të bëhet burrë e ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë

Sulmet e Metës ndaj SPAK, deputeti i PS: Është në hall të madh, të bëhet burrë e ta çojë deri në fund përballjen me drejtësinë