Jolie i nxjerr të palarat ish-bashkëshortit: Nuk paguan asgjë për fëmijët

Jolie i nxjerr të palarat ish-bashkëshortit: Nuk paguan asgjë për fëmijët

Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Ylli i Holliwoodit ka akuzuar ish-bashkëshortin e saj se nuk paguan asgjë për fëmijët e tyre. Angelina Jolie dhe Brad Pitt për momentin janë në betejë kujdestarie dhe divorci.

Avokati i Jolie ka dorëzuar një dokument të martën në të cilit thuhej se aktorja donte të kthehej në statusin beqare brenda vitit kalendarik dhe se Pitt s’ka bërë asnjë pagesë domethënëse për të mbështetur fëmijët financiarisht. Dyshja kishte rënë dakord për pagesat në mënyrë informate, por nuk ishin kryer rregullisht.

Dyshja hollivudiane kishin të martuar vetëm dy vute, por ishin në një lidhje të gjatë dashurore prej 10 vitesh. Ata kanë nën kujdestari gjashtë fëmijë bashkë dhe Angelina kërkon kujdestari primare për të gjithë.

Përfaqësuesit e Pitt kanë refuzuar të komentojnë. Pitt u akuzua, u hetua dhe u shpall i pafajshëm për abuzim ndaj fëmijëve dhe s’është vendosur ende kush do të marrë kujdestarinë. Ai tha në një intervistë vitin e shkuar se kishte hequr dorë nga alkooli, po i nënshtrohej terapisë dhe se ai dhe Jolie kishin vendosur të hiqnin dorë nga “urrejtja dashakeqe” për të punuar së bashku drejt zgjidhjes së problemeve që po hasnin.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet