Jordania nis sulmet ajrore kundër
ISIS, “fillimi i shpagimit” për pilotin

Jordania nis sulmet ajrore kundër<br />ISIS, “fillimi i shpagimit” për pilotin
JORDANI - Sulmet ajrore të Jordanisë të targetuara kundër militantëve të shtetit islamik janë “fillimi i shpagimit” për vrasjen e pilotit Jordanez të djegur të gjallë pak ditë më parë. Kjo është deklarata e ministrit të jashtëm të Jordanisë Nasser Judeh.

Sipas tij Jordania do të kundërpërgjigjet me gjithçka që mundet dhe do t’i ndjekë kudo që ata janë për t’u hakmarrë ndaj vrasjes makabre të një prej pjesëtarëve të forcave të tyre të armatosura. Më herët Jordania ka bombarduar zonat e kontrolluara nga ISIS në Siri, por tani nën shënjestrën e tyre janë vënë dhe grupet e militantëve në Irak. Instensifikimi i sulmeve vjen pas publikimit të videos brutale ku piloti Moaz al-Kasasbeh digjet i gjallë, pasi ishte lyer më parë me benzinë.

Vetë mbreti i Jordanisë Abdullah II vizitoi familjen e tenentit kasasbeh, duke i shprehur ngushëllimet dhe gjatë këtij momenti në shenjë nderimi mbi vendlindjen e pilotit kaluan avionë ushtarakë të Jordanisë. Abdullah është pjesë e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA-të për luftën kundër isis dhe piloti u kap pas rrëzimit të një prej avionëve më 24 dhjetor, që kryenin sulmet në zonat e kontrolluara nga militantët. 

Piloti 26 vjeçar Moaz al-Kasasbeh besohet se është vrarë që me 3 janar, pasi ajo është periudha e fundit kur xhihadistët kanë dhënë shenja jete për të. Deri pak ditë më parë Jordania po përpiqej të kryente një marrëveshje për shkëmbimin e pilotit me një terroriste Irakiene të al-Qaedës, e cila u ekzekutua menjëherë pas publikimit të vrasjes së Kasasbeh. 

Në Jordani janë zhvilluar protesta të shumta në kryeqytetin Ammam ku qindra njerëz i quajnë militantët e isis “armiqtë e islamit”.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet