Jose Mourinho pranë shkarkimit nga M.United, 'L’Equipe': Do të zëvëndësohet nga Zidane

Jose Mourinho pranë shkarkimit nga M.United, 'L’Equipe': Do të zëvëndësohet nga Zidane

Mourinho dhe Zidane

Jose Murinjo është kthyer në trajnerin më të urryer të momentit në Angli, duke qenë se jo vetëm stafi drejtues, por as tifozët nuk e e duan më në krye të Mançester Junajtidit.

Marrëdhënia që ai ka me futbollistët dhe dështimi për të afruar lojtarë të rinj në merkato, ka bërë që pozicioni i Murinjos të lëkundet ndjeshëm.

Gazeta prestigjoze franceze “L’Equipe” ka konfirmuar se Murinjo është shumë pranë shkarkimit nga posti i trajnerit dhe vendin e tij pritet të zërë ish-trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan.

Ky i fundit, u largua nga Real Madridi vetëm pak javë më parë, duke fituar gjithçka me madrilenët dhe për momentin shihet si trajneri që mund të bëjë mirë dhe mund të arrijë objektivat që “djajtë e kuq” kanë.

Nuk do të jetë e lehtë, sepse Manchester United do t’i kushtonte ky operacion mbi 100 milionë euro, duke llogaritur dëmshpërblimin e trajnerit portugez dhe pagën që duhet të japë për Zidane.

Në Angli flitet se drejtuesit e Manchester United duan të emërojnë një drejtor sportiv që të bëjë edhe rolin e menaxherit, duke i hequr kompetencat menaxheriale Jose Morinjos. Ndoshta ky veprim mund të sillte dorëheqjen e trajnerit dhe kështu do t’i hapej rruga Zidane.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro