Ju bllokua skena lëvizëse gjatë performancës, ajo që bën Beyonce do t’ju befasojë (Video)

Ju bllokua skena lëvizëse gjatë performancës, ajo që bën Beyonce do t’ju befasojë (Video)

Beyonce

Beyonce është konsideruar gjithmonë një mbretëreshë në skenë por ndonjëherë vështirësitë e shumta të vënë në siklet.

Ylli i muzikës është përballur me një problem teknik gjatë një koncerti në Varshavë, Poloni.

Teksa Beyonce po performonte në një skenë që është projektuar për të qëndruar pezull mbi turmën rreth 20 metra në ajër, skena lëvizëse është bllokuar dhe spektakli i këngëtares me famë botërore është ndalur.

Fatmirësisht teknikët kanë reaguar shumë shpejt duke nxjerrë një shkallë dhe ndihmuan Bey që të zbriste poshtë. 

36-vjeçarja zbriti dhe u kthye sërish në skenë teksa fansat brohorisnin për të. Beyonce ka nisur një tur botëror me bashkëshortin e saj Jay Z.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet