Justina Aliaj rikthen “Mbretëreshën” e Rexhep Qosjes
"Smira, lakmia, urrejtja, ambiciet pushtetërore, mund të çojnë deri në asimilimin e një Kombi", ka thënë Rexhep Qosja, në kohën kur bëri monodramën “Vdekja e një mbretëreshe”.
'Mbretëresha' e Justina Aliaj
"Smira, lakmia, urrejtja, ambiciet pushtetërore, mund të çojnë deri në asimilimin e një Kombi", ka thënë Rexhep Qosja, në kohën kur bëri monodramën “Vdekja e një mbretëreshe”. Aktorja dhe këngëtarja e njohur Justina Aliaj ka pasur plot përvoja në jetë që të marrë iniciativën të rikthehet në Teatrin Kombëtar me monodramën “Mbretëreshën” të Rexhep Qosjes.
Aliaj, regjisore dhe aktore në këtë vepër I vë titullin “Mbretëresha Justina”. Por, zanafilla për t’u ngjitur në skenë kjo vepër zuri fill dhe u ndërpre 28 vite më parë, kur shkrimtari Ismail Kadare kërkoi azil politik në Francë. “Për të vendosur në skenë monodramën e Qosjes, bashkë me skenografin Ilia Xhokaxhi kemi menduar rreth 30 vite më parë. Por, kjo ide u ndërpre në mbrëmjen, që në televizor dëgjuam se Ismail Kadare ishte arratisur.
Në atë kohë, mbaj mend se morën në intervistë edhe Rexhep Qosjen, i cili u tha: ‘Unë nuk kam çfarë ju them juve. Ai është Ismail Kadare, është vendimi i tij dhe e respektoj’. Kjo ngjarje bëri të ndryshojë edhe këndvështrimi ynë për jetën. Lëvizja e Ismail Kadaresë turbulloi mendjen e të gjithë shqiptarëve”, rrëfen artistja.
Aktroja Aliaj e cilëson “Mbretëreshën” një tragjedi dramatike, që nuk ka asnjë njeri, që mos ta gjejë veten në subjektin e saj. “Është një personazh shumëplanësh. Brenda një ore mbretëreshën e sheh nënë, mbretëreshë, dashnore, kundërshtare, politikane etj.”, thotë Aliaj.
Shfaqja do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar në datat 9-10 Qershor ora 20:00, në interpretimin dhe regjinë e Justina Aliaj, me konsulencen e Naun Shundit, ndërsa muzika do të vijë nga kompozitori dhe violonçelisti Rubin Kodheli, formuluese muzike është Flonja Kodheli.
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.9%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2983
Lajme të tjera
-
Begaj në Kosovë, viziton familjen e Ibrahim Rugovës: Mbetet shembull frymëzimi! Takon dhe akademikun Rexhep Qosja
16 Prill, 14:13
-
‘Biznesmenit’ i bëhet ‘gjyqi’ në Teatër! Gëzim Kame e Viktor Zhusti ‘mbledhin’ në tryezë figura të drejtësisë në pension. Artistët rrëfejnë shfaqjen
29 Mars, 19:34
-
‘Vajza, mbajeni mirë me mamanë e atij!’, Artan Imami tregon mes batutash komedinë çmim ‘Molier’! Në regji me bashkëshorten
12 Shkurt, 17:34
-
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kallëzon prokurorin Edvin Kondili, Kalaja: 4 vite që nuk hetohet dosja! 46 herë trokasim në SPAK, 0 përgjigje
31 Janar, 11:52
-
Teatri i Ri, Veliaj: Përfundon për 2 vite, do jetë kryefjala e vitit të Kulturës në 2025
22 Janar, 13:51
-
4,46 miliardë lekë, 'portofoli' i Kulturës rritet me 12% për 2024! Gjysma e buxhetit për ‘kantieret’ e hapura nga Teatri Kombëtar tek Parku i Artit
13 Nëntor 2023, 19:38
-
Sekreti, sot 12 vjeçar, i Shqiptarja.com
4 Nëntor 2023, 12:01
-
VIDEO/ Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë
30 Shtator 2023, 09:31
-
Presidenti Begaj uron akademikun Rexhep Qosja për 87-vjetorin e lindjes: Pasuri kombëtare e mendimit
25 Qershor 2023, 09:40
-
Me pak shpirt shqiptar e shumë të qeshura, ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’ në ArTurbina! Artan Imami: Lakmuesja ishte bashkëshortja! Pendesa për filmat e roli i partizanit te ‘Gjirokastra’
19 Qershor 2023, 14:30
-
Pas 5 vitesh dorëhiqet Dorian Koçi, Entela Çipa drejton edhe Muzeun Historik, pas Galerisë së Arteve
6 Maj 2023, 10:12
-
Griselda, përgjegjësja e skenës rrëfen Teatrin Kombëtar 'pas kuintave': Si është të punosh me bashkëshortin aktor, Myzafer Ziflën! Përvojat si aktore në krah të Ndrenikës e Kurtit!
5 Prill 2023, 18:41