Kërcënimet e "Dashit" në Peqin,
Apeli i rikthen 3 pikë Shkumbinit

Kërcënimet e "Dashit" në Peqin,<br />Apeli i rikthen 3 pikë Shkumbinit
I mbledhur dje, Apeli, pas debatesh të shumta, me tri vota pro dhe dy kundër ka vendosur që përfundimisht të ndryshojë vendimin e Komisionit të Disiplinës, pika 1, në këtë mënyrë: Shkumbini, për kërcënime të zyrtarëve të tij kundrejt zyrtarëve të ndeshjes dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me Flamurtarin me rezultatin 3-0, si dhe zhvillimin e katër ndeshjeve pa spektatorë.

Vendimi - Mbledhja e djeshme ka pasur debate të ashpra mes pesë anëtarëve të Apelit, pasi komisioni ka qenë i çarë mësysh për marrjen e vendimit. Kështu, kryetari i seancës, Perkli Zaharia ka qenë pro faljes totale të klubit të Shkumbinit, çka do të thoshte dhënia sërish e fitores me Flamurtarin si dhe rikthimin e tri pikëve. Por kundërshtari më i fortë i kryetarit në rastin konkret ka qenë anëtari, Ervin Pollozhani. Ky i fundit me të drejtë ka analizuar se ishte totalisht e padrejtë që të dënoheshin tifozët, duke ndëshkuar klubin me 4 ndeshje pa spektatorë, përderisa problematika dhe kërcënimet kishin ardhur nga një person i vetëm: deputeti Sula.

Sakaq ai ka argumentuar se gjithë historia e kërcënimeve ka filluar që para ndeshjes dhe arbitrat kanë pasur në dorë që edhe ta anulonin fare takimin ose të luanin thjesht për publik. Sugjerimi i Pollozhanit është hedhur poshtë nga tre anëtarët e tjerë: Altin Naqe, Julian Mërtiri dhe Pranvera Behushi, të cilët kanë qenë dakord për vendimin q ëu mor më pas në mënyrë definitive. Kështu, këta të tre duke pasur mazhorancën e votave i kanë rikthyer pikët Shkumbinit, e kanë dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë dhe humbje në tavolinë të takimit me Flamurtarin.

Shkumbini - Me vendimin e dhënë dje nga Apeli, peqinasit (30 pikë) janë thuajse të shpëtuar, gjithnjë teorikisht pasi do t’u mjaftonte që sot në Shkodër të mos pësonin humbje. (rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet

Miratohet bonusi i qirasë për familjet e Kombinatit, Veliaj: Brenda verës hedhim shortin për shtëpitë e reja! I kemi fituar të gjitha gjyqet