'Ka qenë dhe vazhdon të jetë një plehrë’, reperi shqiptar i bën diss Eminemit

'Ka qenë dhe vazhdon të jetë një plehrë’, reperi shqiptar i bën diss Eminemit

Reperi Eminem

Eminemi është një prej reperëve më të dëgjuar ndërkombëtarë, por së fundmi por përflitet për diss-in e bërë nga Machine Gun Kelly, kundrejt tij. Mirëpo të nëjjtën gjë ka bërë edhe reperi shqiptar. Bëhet fjalë për Buta-n, i cili është shprehur se mendon se Eminem është një plehra dhe do vazhdojë të jetë i tillë.

I ftuar sot në radio “Prishtina” për të folur për projektin e tij të sapopublikuar ai u pyet edhe për zgjedhjen mes reperëve të famshëm Eminem dhe Machine Gun Kelly, por ai u përgjigj se për të janë që të dy plehra.

Reperi shqiptar Buta 

“Eminem është një plehrë, ka qënë dhe do të vazhdojë të jetë. Ndërsa ai tjetri është akoma më plehrë. Nuk zgjedh asnjërin. Ndoshta mendimi im nuk vlen, e di që shumë njerëz kanë shprehjen ‘shqiptarët mos i prek në fe dhe Eminem’, e di që shumë njerëz do nervozohen po mua nuk më intereson,”- tha Buta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 29/09/2018 14:30

    Nuk vlen hiç mik, mos u lodh. Ndiz nje spliff dhe jeto boten tende. Qe t'i thuash tjetrit plehre duhet te kesh nje arsye nese ajo ka te beje me karakterin, muziken etj etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump