Kadare, Topalli dhe Novik shpallen fitues të çmimeve shkencore të Akademisë

Kadare, Topalli dhe Novik shpallen fitues të çmimeve shkencore të Akademisë

Albanologu rus Aleksandër Novik i pranishëm në ceremoninë e Çmimeve Shkencore Vjetore te Akademisë

Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka shpallur katër fitues të çmimeve kombëtare vjetore për vitin 2017. Çmimin e karrierës e ka fituar Ismail Kadare, ndërsa tre çmime shkencore të tjera i kanë fituar: Kolec Topalli, i vlerësuar me çmimin “Çabej” në shkencat gjuhësore dhe albanologjike, të cilin e fitoi për studimin voluminoz “Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe”. Ka fituar çmimin për shkencat albanologjike Aleksandër Novik, për studimin “Ekspedita në detin Azov-Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”.  Gjatë ndarjes së çmimeve munguan Isamil Kadare dhe akademiku Kolec Topalli. Ky i fundit mungoi për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore që po kalon kohët e fundit.

Të nominuarit për Çmimet shkencore kombëtare ishin si më poshtë:

Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Eqrem Çabej”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:

1.Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, 1984 fq. (2017), Kolec Topalli
Referojnë; Prof.dr. Anila Omari, Prof.dr.Valter Memishaj
Salla “Akademikët”, e premte, dt. 9 shkurt, ora 10.30.
2.Sistemet dhe institucionet e krahasuara të qeverisjes, 578 fq. (2017) Enver Bytyçi
Referon:Prof. Enver Bytyçi
Salla “Aleks Buda”, e premte, dt. 23 shkurt, ora 11.00.
1.Të nominuar për Çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka”, që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike:

2.Hortikultura: vështrim enciklopedik, 846 fq. (2017, Nazim Gruda & Andrea Shundi
Referon: Akad. Nazim Gruda
Salla “Aleks Buda”, e premte 16 shkurt, ora 10.00.

2.Mjekësia ligjore, 2017, 824 fq.,Bardhyl Çipi. Referon: Prof. Bardhyl Çipi.
Salla “Aleks Buda”, e mërkurë 21 shkurt, ora 11.00
III. Të nominuar  për Çmimin shkencor kombëtar vjetor për kërkuesin e ri më të suksesshëm në fushën e shkencave shoqërore-albanologjike:

1.Ekspedita në lumin Azov – Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës,  vëll. I, II , 2016, 1600 fq. A. Novik, Ju. V. Bucatskaja, D. E. Ermolin, A. S. Dugushin, M. S. Morozov (grup autorësh
Referon :Prof. Aleksandër Novik (dhe një bashkëpunëtor i tij)
alla “Aleks Buda”, e mërkurë, dt. 28 shkurt, ora 11.00.
2.Regjimi juridik i pronës dhe trashëgimisë në Shqipëri, 2017, 312 fq., Danja Hobdari

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet