Kadiu në Londër: Britania shuplakë qeverisë Rama, lufto krimin

Kadiu në Londër: Britania shuplakë qeverisë Rama, lufto krimin

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu

Partia Konservatore e Mbretërisë së Bashkuar, e Kryeministres Tereza May ka shprehur shqetësimin drejtuar qeverisë shqiptare, e cila ka treguar se nuk po bën asgjë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Këtë e bëri të ditur deputetja demokrate Fatbardha Kadiu, e cila mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga partia e Tereza May në Londër, me temë “Mbi gjithëpërfshirjen dhe ndërtimin e një qeverie, e një shteti që punon për të gjithë”.

Deputetja e PD-së bën të ditur se në të gjitha bashkëbisedimet që ka zhvilluar me përfaqësues të kësaj partie, shqetësimi kryesor ka qenë pikërisht mungesa e angazhimit serioz të qeverisë për të luftuar krimin, lidhjet e saj me eksponentë kriminalë si dhe kanabizimi i  vendit.

Jam e ftuar nga Partia Konservatore e kryeministres Tereza May në aktivitetin ‘Mbi gjithpërfshirjen dhe ndërtimin e një qeverie, e një shteti që punon për të gjithë’. Në takimet me deputetë dhe përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësim kryesor dhe për fat të keq temë kryesore ishte krimi i organizuar shqiptar, rritja eksponenciale e krimit, tejmbushja e burgjeve me shqiptarë. Lidhja e qeverisë me krimin, korrupsioni si dhe projekti për kanabizimin e Shqipërisë ka përfshirë shumë qytetarë në veprimtari kriminale. Në të gjitha bashkëbisedimet me përfaqësues të Partisë Konservatore shqetësimi kryesor i bashkëbiseduesve ishte që qeveria shqiptare nuk po bën asnjë hap konkret për të ndihmuar në luftën ndaj krimit! Sigurisht që shpreha gatishmërinë tonë për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe për të bashkëpunuar ngushtë me Partinë Konservatore të kryeministres May si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar.

Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu

Deputetja demokrate e cila ndërkaq ka falënderuar Partinë Konservatore të Britanisë për ndihmën që i jep Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 17/04/2018 01:25

    Bravo z kadiu

    Përgjigju
  • Lavdosh: 16/04/2018 06:55

    Kjo zonja, ato qe ka thene vet, na I thote neve sikur I Kane the e anglezet

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/04/2018 23:20

    Po me nje vrime i bien fyellit keto PD-RAT,pa le pastaj kjo zhapikja.....

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 15/04/2018 23:03

    Ore si s'kan turp kto plerat e pd po kush është kjo zëdhënësja e qeveris angleze. Çfar mendojn kta se Shqiptarët jan budallenj e kta mund të luajn me ne si të duan . Del kjo laraska e rjepur e na tregon pralla me gjyshin kriminel salhe.

    Përgjigju
  • bledi: 15/04/2018 22:21

    po pati shqetesim britania e thot ambasadori britanik ne tirane jo nje cop deputete e lulit content sja vlen ta publikoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare

Pr.ligji për shëndetin riprodhues e nënat surrogate, ministrja i përgjigjet opozitës: U hodh në konsultim publik, reflekton praktikat më të mira ndërkombëtare