‘Kafshët theren në rrugë, duhet të ndërhyjë policia’/ Debat për sigurinë ushqimore në ‘Repolitix’

Siguria ushqimore mbetet një nga problemet kryesore në Shqipëri, aq më tepër në stinën e verës. Për të diskutuar për këtë çështje mjaft të ndjeshme, sonte në emisionin ‘Repolitix’ në Report TV të drejtuar nga Denis Minga ishin të ftuar Alban Zusi, ish-zv.ministër i Bujqësisë në qeverisë “Rama 1”, Isa Sakja kryetar i bashkisë Kavajë, Kristaq Berxholi profesor i mjekësisë veterinare dhe Rexhep Shima sekretar i Përgjithshëm i Shoqatave të Blegtorisë.

Të ftuarit theksuan se tregu i kafshëve është problem kryesor, pasi vijon që të mos jetë i kontrolluar. Profesori i mjekësisë veterinare Kristaq Berxholi tha se problemi fillon nga mungesa e Drejtorisë Veterinare në Ministrinë e Bujqësisë, që sipas tij ka 6 vite që është shkatërruar. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatave të Blegtorisë deklaroi se më mirë të mos ishin mbyllur thertoret se tani kafshët po theren në rrugë. Për Alban Zusin, një tjetër problem është matrikullimi i kafshëve, ndërsa kryebashkiaku Isa Sakja kërkoi që ministria të bëjë një hartë të tregjeve dhe cdo njësi të ketë tregun e vet, që të jetë i monitoruar.

Diskutimet në emisionin Repolitix në Report Tv për sigurinë ushqimore

Kristaq Berxholi profesor i mjekësisë veterinare:
Në ministrinë e Bujqësisë nuk ka drejtori veterinarie. Ministria ka shkatërruar shërbimin veterinar. Ka 6 vite që është shkatërruar. Por shërbimi veterinar është këmba, jo koka, gjithçka fillon nga koka, kapeni prej koke, jo këmbe. Nëse investon në treg sipas rregullave të BE dhe nëse e merr specialistin atje dhe nëse gjendet jashtë kritereve të mbajë përgjegjësi. Por nëse e ke han me 2 apo 20 porta. Se kur ishin për energjinë, nuk e zgjidhi elektricisti, por policia që i mbështeti. Qeveria cështjen e tregjeve duhet ta marrë seriozisht, por me cfarë kam parë privati nuk është i gatshëm për të investuar, pasi të ardhurat nuk janë të larta, qeveria të gjejë rrugën e zgjidhjes për të bërë investime në tregje, që të vendosen në vendet e tyre. Qeverisë i kërkoj ta marrë seriozisht Shërbimin Veterinar, edhe Rama ka thënë se kemi shumë probleme.

Alban Zusi ish-zv.ministër i Bujqësisë në qeverisë “Rama 1”;
Kërkova standardin e tregjeve, kur filluam ndalimin e therjeve në rrugë, subjektet reaguan pozitivisht dhe kërkuan të krijonin thertore të mira dhe tregje për kafshët. Njerëzit në atë ministri nuk arritën të prodhonin një standard për tregun. Matrikullimi është mashtrim i madh, duhet certifikata, ku shkruhet cdo rezultat i analizave, vaksinat, llojet e sëmundjeve që ka pasur kjo kafshë, cdo gjë është e regjistruar.

Isa Sakja kryetar i bashkisë Kavajë;
Pronarët e Hoteleve kërkojnë siguri ushqimore. Në Kavajë ka një thertore moderne që furnizon hotelet. Siguria ushqimore për një pronar hoteli është parësore. Problemi i tregjeve është më i lehtë për t’u zgjidhur se ai i thertoreve. Ministria të bëjë një hartë të tregjeve dhe cdo njësi të ketë tregun e vet, që të jetë i monitoruar. Tregu i produkteve të detit u formalizua, ja pse nuk flasim më për këtë sot...

Rexhep Shima sekretar i Përgjithshëm i Shoqatave të Blegtorisë;
Duhet të punojë mirë që nga qendra lart, ta kapim demin prej brirësh. Si mund ta therësh kafshën në pluhur, nuk ka ndryshuar asgjë. Më mirë të mos ishin mbyllur thertoret se tani po theren në rrugë. Ka dy gjëra të ndara, AKU dhe shërbim veterinar në tërësinë e vet. Shërbimi veterinar nuk bën policin, ai i AKU mund të bëjë cdo gjë. Në këto kushte nuk ka asnjë sigurie ushqimore, para pak ditësh në vendet e BE po diskutohej standardi i mishit, ne nuk e dimë ca është maturimi apo standarde të tjera. Këto tregje të kafshëve duhet të mbyllen se nuk kanë siguri.

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri