‘Kallma cigaren’, nusja shqiptare që përmbysi traditën, pamjet bëhen hit në rrjet (Video)

‘Kallma cigaren’, nusja shqiptare që përmbysi traditën, pamjet bëhen hit në rrjet (Video)

Miranda, nusja shqiptare

Dasmat shqiptare janë të mbushura me gëzim, hare dhe plot tradita. Gjërat më tipike që mund të vësh re në një dasmë shqiptarësh janë lekët e shumta që kanë mbushur sallën dhe njerëzit që hedhin valle pa pushim.

Por nuk mund të harrojmë këngën “Kallma cigaren” e cila është një nga më të famshmet të dasmave shqiptare. Pikërisht në momentin kur vendoset kjo këngë nusja i ndez cigaren dhëndrrit. Por këtë traditë e ka thyer një nuse shqiptare.

Ajo quhet Miranda dhe në momentin që në sfond u dëgjua kënga “Kallma cigaren”, bukuroshja i kërkoi Muharremit (dhëndrit) t’ja ndizte ai asaj cigaren. Në sallë kanë shpërthyer të qeshurat dhe gjithçka shihet në videon e shpërndarë. Dhëndri ja ka ndezur dhe dasma ka vijuar plot hare. Pikërisht ky moment është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale dhe Miranda është cilësuar si nusja që përmbysi traditën shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit

Vrau bashkëjetuesen me thikë një vit më parë në Elbasan, Apeli lë në fuqi dënimin me burg përjetë të Ramis Micit