POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kaloi natën me dy femra në një dhomë hoteli, vdes konsulli grek në Venezuelë

Konsulli i ambasadës greke në Venezuelë, Angelos Haritos

Konsulli grek në Venezuelë, u gjet i vdekur mëngjesin e ditës së sotme në Caracas.  

Angelos Haritos, 55 vjeç, ndërroi jetë në dhomën e tij të hotelit, aty ku po qëndronte i shoqëruar nga dy femra.

Sipas mediave fqinje, femrat kanë njoftuar fillimisht sigurinë e hotelit "Altamira Suites" sapo kanë konstatuar se ai ishte pa ndjenja. Më pas, ato kanë dëshmuar për policinë se Angelos Haritos kishte konsumuar alkool dhe se rreth orës 1 të natës kishte ndjerë dhimbje të forta në gjoks. 

Bazuar në informacionin paraprak, vdekja e diplomatit 55-vjeçar i atribuohet shkaqeve natyrore, megjithatë autoritetet venezueliane po hetojnë të gjitha mundësitë.

Diplomati grek, Angelos Haritos ishte i martuar dhe me fëmijë.

a.s.
Komento

Komente

  • Tomi: 05/01/2019 18:25

    Qlidhje kan kta me femra kta Si rregull do ta kishin gjet me dy burra jau paska prish traditen grekve

    Përgjigju
  • Proka: 03/01/2019 20:48

    Arvanitas 100 %,konsumimi i tepert i alkoholit e me vone marrja e Viagras i kushtoi me jete,e tradhetoi zemra..Iku ne Ate boten tjeter, plotesoi me sukses deshiren e fundit me dy femra. Ena rufihto haramu,zigardjamu.

    Përgjigju
  • Elion Tema: 03/01/2019 19:11

    Ky e ka mbiemrin Haritos apo Harito. Duket qe eshte Arvanitas.

    Përgjigju