‘I besueshëm’/ Kalon vettingun drejtori i Inspektimit në Prokurorinë e Përgjithshme, Xholi

TIRANE-Prokurori Adnan Xholi ka kaluar vettingun. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vlerësuar se prokurori duhet që të vijojë detyrën, pasi ka rezultuar i pastër në të tre shtyllat e vlerësimit.

Xholi ka qenë i pranishëm në seancë në momentin kur trupa e përbërë nga; Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu dha vendimin. Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori Adnan Xholi sot pasi kaloi Vettingun

Por çfarë konstatoi seancën dëgjimore Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Sipas raportit të ILDKPI-së, Xholi nuk kishte bërë deklarim të rremë të pasurisë. Hetimet janë thelluar nga KPK-ja, ku edhe ka rezultuar se prokurori ka në emër të tij: një apartament me sipërfaqe 107 m2 porositur për t’u blerë në 2004; një makinë tip “Benz” e vitit 2004; kursime në llogarinë bankare në shumën e 2 milionë e 5 qindmijë lekësh dhe një tokë bujqësore me sipërfaqe 22m2 në Lushnje, tokë e cila është në emër të bashkëshortes.

Nga hetimi i KPK rezultoi se deklarimet dhe gjendja reale e të dhënave të prezantuara nga Adnan Xholi përputhen por megjithatë prokurori kishte pasaktësi vetëm tek vetëdeklarimet cash e llogaritë bankare. Gjithashtu rezultoi se prokurori për disa vite ka mungesë likuiditeti për disa shpenzime por në seancën e kaluar dëgjimore ai solli edhe disa dokumente shtesë për t’u analizuar nga trupa gjykuese, të cilat u morën në shqyrtim duke kaluar vettingun.

Ndërkohë që edhe për pastërtinë e figurës dhe vlerësimin profesional rezultoi pa probleme. Adnan Xholi është një nga prokurorët që ka hetuar disa çështje të bujshme në vend te Krimet e Rënda, si bandën e Lushnjes dhe atë të Durrësit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë

Tirana eliminohet nga Kupa e Shqipërisë, Kukësi për herë të pestë në finale! Vllaznia - Egnatia me shtesë