“Kam dashur të heq dorë”, Ronela Hajati kujton daljen e saj të parë në skenë pas 20 vitesh

“Kam dashur të heq dorë”, Ronela Hajati kujton daljen e saj të parë në skenë pas 20 vitesh

Këngëtarja Ronela Hajati

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Në një status të bërë në Instastory, ylli i “Vuj” ka falenderuar të gjithë ndjekësit e saj që e kanë mbështetur që nga dalja e saj e parë në skenë, që ka qenë para 20 vitesh.

“Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj! Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë, që sapo isha futur në shkolë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e e kamerat... Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete! Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj, çuditërisht...

E sot, pas pesë vitesh, jam rikthyer në një skenë (këtu e ka fjalën për “Kënga Magjike”) ku këngët e mia u bënë bazë për karrierën time! Unë ju kam fituar ju! Siç e kam ndjerë çdo herë! Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe! Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira, e atëherë kur kam dashur të heq dorë... Faleminderit përgjithmonë! Ronela.”- shkruan këngëtarja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie

Ekspertiza konfirmon përdhunimin e 31-vjeçarit me probleme mendore në Elbasan! 44-vjeçari pranon se e zhveshi, lihet në burg! Tjetri arrest shtëpie