“Kam rrahur gruan kur ishte shtatzënë”, aktori zbulon anët e errëta të jetës së tij: Rrija me prostituta dhe torturoja djalin

“Kam rrahur gruan kur ishte shtatzënë”, aktori zbulon anët e errëta të jetës së tij: Rrija me prostituta dhe torturoja djalin

Aktori Jackie Chan

Ai është njohur gjithmonë si ylli i filmave me artet marciale dhe është adhuruar për shumë vite nga shumë të rinj. Por mesa duket Jackie Chan do ta humbasë dashurinë e shumë fansave të tij me librin që ka publikuar.

Aktori sapo ka nxjerrë në shitje librin autobiografik ku ka zbuluar betejat me alkoolin dhe ka pranuar se e ka torturuar djalin. “Never Grow Up”, ka dalë në shitje për herë të parë në gjuhën kineze në vitin 2015, por së fundmi e gjeni edhe në gjuhën angleze. Në këtë botim aktori rrëfen se ka kaluar kohë pothuajse çdo ditë me prostitutat gjatë periudhës kur filloi të bëhej i famshëm.

I lindur në Hong Kong, ai ishte tashmë një aktor i suksesshëm i filmit kinez, por i famshëm ndërkombëtarisht u bë në vitin 1990 në saje të filmit “Rush Hour”. 64-vjeçari shprehet  se “fama ndikoi negativisht tek ai, aq sa ka konsumuar edhe lëndë narkotike”.

Shpeshherë i jepte veturës në gjendje të dehur, madje një ditë kishte përplasur dy vetura luksoze. Nuk e ndihmon vajzën, e cila ka përfunduar në qendrën strehimore të New Yorkut. Paratë që i fitonte i shpenzonte edhe në lojërat e fatit gjersa pranoi se i kishte keqtrajtuar femrat, madje edhe ish-bashkëshorten, Joan Lin kur kishte qenë shtatzënë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion

LIVE- Mblidhet Komisioni Hetimor për TIMS, sot miratohen kërkesa për informacion