Kamëz, aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, arrestohet 27-vjeçari

Kamëz, aksidentoi për vdekje të moshuarin dhe u largua, arrestohet 27-vjeçari

Foto ilustruese

Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme, pasi një ditë më parë ka aksidentuar për vdekje një të moshuar në Kamëz. 

I arrestuari është O.H, banues në Çekrezë, Kamëz. Pas aksidentit fatal në rrugën "Tokyo" në Kamëz me automjetin "Reno Clio" ku la të vdekur në vend një të moshuar, rreth moshës 70-vjeç, i riu është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai u arrestua 24 orë pas aksidentit të rëndë, ndërkohë që viktima mbetet i paidentifikuar.  

Njoftimi i policisë: 
Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë