Kamëz, vjedh lekët në shtëpi dhe ia jep të dashurit, vajza: Më grabitën

Kamëz, vjedh lekët në shtëpi dhe ia jep të dashurit, vajza: Më grabitën

Policia Kamez

Një 19-vjecare në Kamëz ka vjedhur lekët në shtëpi dhe ja ka dhënë të dashurit të saj, pa i thënë asgjë familjes. Madje vajza ka shpikur historinë sikur banesa ishte vjedhur për të justifikuar mungesën e lekëve, por që është zbuluar nga Policia.

19-vjecarja me inicialet D.P ka vjedhur rreth 500 mijë lekë të vjetra në shtëpi dhe ja ka dorëzuar të dashurit të saj 21-vjec. Më pas vajza u kishte thënë prindërve se një person kishte hyrë në banesë dhe kishte marrë lekët, për këtë ajo madje bëri denoncim në Polici.

Uniformat Blu kryen disa verifikimi ku nëpërmjet mesazheve telefonike zbuluan se vajza ja kishte dhënë lekët të dashurit të saj. Policia i ka shoqëruar të dy dhe 21-vjecari ka dorëzuar shumën e lekëve që i kishte dhënë e dashura e tij.

Policia tashmë e akuzon 21-vjecaren për “Kallëzim të rremë”, ndërkohë që lekët I janë rikthyer përsëri familjes së saj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve

Kush është gruaja e fshehur në Vjenë, që di gjithçka për aferat e Metës: I duhej një dëshmi force për t’u mbyllur gojën dëshmitarëve