Kamomil limon dhe…Metoda natyrale për të çelur ngjyrën e flokëve

Kamomil limon dhe…Metoda natyrale për të çelur ngjyrën e flokëve

Foto ilustruese

Ka një mënyrë për të çelur ngjyrën e flokëve pa shkuar te parukierja. Jo vetëm qe do kurseni paratë por nuk do të dëmtoni as flokët me produkte kimike që janë shumë më të forta kur kërkojmë të arrijmë një ngjyrë të hapur.

Metoda me kamomil, kurkumë dhe limon

Të çelësh flokët me kamomil është një nga metodat më të përhapura. Mjafton të vendosësh një bistinë në ujë të ngrohtë, ta lësh disa minuta dhe të përgatisësh më pas shampon me lëngun e përftuar.

Pas disa përdorimesh do të kesh flokë shumë më të çelët e të ndriçuar.

Një gjë të ngjashme mund të arrish edhe me pluhurin e kurkumës. Hidhni një lugë në ujë të nxehtë, përziejeni deri sat ë keni një krem homogjen dhe lyeni flokët me të. Mbajeni gjysmë orë dhe shpëlajeni.

Nëse doni, provoni edhe limonin. Shtrydhni dy limona në një gotë ujë dhe lyeni flokët. Duhen sërish 30 minuta përpara se të shpëlani flokët dhe të vendosni balsamin… Provojini!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen