Kamp azilantësh në Shqipëri? Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz: Do ta shohim...!

Austria është duke udhëhequr përpjekjet për ndërtimin e një kampi për emigrantët jashte territorit të BE-së. Kancelari austriak, Kurz pas takimit me Ministrin e Brendshëm gjerman Seehofer dha pak detaje për këto përpjekje kur u pyet nga mediat.

Austria po punon me një grup të vogël vendesh të BE-së për planin e ngritjes së qendrave të pritjes për refugjatët jashtë BE-së. Planet janë tejet konfidenciale për të rritur probabilitetin e realizimit të tyre".

Sebastian Kurz, Kancelar i Austrisë 

I pyetur direkt nga gazetarët gjermanë se a është Shqipëria vendi ku do të ngrihen një kamp i tillë, kryeministri Austrisë dha një përgjigje të shkurtër. “Do ta shohim”, ishte përgjigja e tij.

Gazeta gjermane Der Spiegel, takimit të lkyeministrit austriak Kurz me ministrin e Brendshëm gjerman, Seehofer, i ka kushtuar një artikull nga ku vijon pyetjen: A është Shqipëria vendi i mundshëm? Përgjigjen e jep duke cituar mediat austriake dhe kryeministrin danez, që shohin Shqipërinë si një mundësi.

Ndërkohë kryeministri Rama në një intervistë për agjencinë turke të lajmeve 'Anadolu' e ka mohuar përsëri ndërtimin e kampit në vendin tonë. 

Sa i përket një kampi refugjatësh në funksion të Bashkimit Evropian këtu në Shqipëri dhe kjo është një fantazi. Unë as nuk e kam dëgjuar ndonjëherë të artikuluar dhe as nuk e kam menduar ndonjëherë se mund të ndodhë, ndërkohë që Shqipëria ka qenë dhe mbetet gjithmonë e një bindjeje që vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të ja hedhin topi njëri-tjetrit dhe ta lënë barrën e detyrimeve morale që ka Evropa ndaj njerëzve që ikin nga vendet e tyre për shkak të kërcënimit të jetës. 

Edi Rama

Megjithatë kryeministri Edi Rama shprehet se secili nga vendet e BE duhet të marrë përgjegjësitë e veta dhe Shqipëria ka qenë e gatshme të marrë përgjegjësitë e veta, për aq sa i takon. 

“Ne nuk kemi pasur asnjë propozim për të bërë diçka të tillë dhe as nuk e kemi konsideruar një mundësi të tillë. Jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë bashkë me tjerët dhe të marrim pjesën që na takon, por nuk jemi të gatshëm që të bëjmë atë që të tjerët nuk duan ta bëjnë, duke qenë shumë më të pasur, duke qenë shumë më të fuqishëm se ne". 

Edi Rama

Të martën zëvendës ministria e punëve të brendëshme Rovena Voda deklaroi se qeveria nuk ka marrë njoftim zyrtar nga ndonjë vend i BE apo KE për të ndërtuar një kamp për emigrantët e ardhur nga vendet e treta apo refugjatët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xreport: 21/11/2018 03:22

    jo jam kundra nje kampi me rracat arabe ... te zi apo te bardh.... vendet arabe jan rraca me e poshter ne bote. azi edhe afrike. i njoh mire JO KAMPE le ti boje franca, hungaria edhe austria ..... koha me u tall me shqiperin ka ikur ..... kur iku sali berisha

    Përgjigju
  • No fare te HUAJ NE SHQIPERI: 13/06/2018 20:33

    LARG DUART nga SHQIPERIA !!! NUK DUAM TE FUTEMI NE BE !!KURRE PO KURRE !!!OPOZITA TE KERKOJE REFERENDUM ...BE PLUS REFUGJATE APO SHQIPERIA ESHTE E JONA MINUS REFUGJATE ?? .

    Përgjigju
  • redi: 13/06/2018 17:20

    Nese shtete europiane , bejne presion per hapjen e negocuatave , ne kembim te kampit per refugjate , sikterr bashke me BE . Nese nuk duan ti mbajne( qe kane dhe teritir dhe mundesi financiare) ti dergojne andej nga erdhen . Erdhen muxhahidinet iraniane tani dhe refugjatet . Europa eshte nje k***e plak . Ed Rama po pranove, do rrezosh veten bashke me PPP qe po e grabit pronen e shqiptareve

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2018 17:03

    Dmth kur ky thotë- do ta shohim, është si të pohojë që këta vendosin për çdo gjë.. Sigurisht që ka të drejtë meqënëse në shqiptarët nuk kemi patur kurrë udhëheqës por vetëm vegla të të tjerëve.. Kolonizatorët europianë ti ngrejnë kampet që duan dhe si t’i duan, po të duan, në toka që i kanë të pushtuara si koloni të tyre.. Kusuret e luftrave që krijojnë vet këta dhe që shkaktojnë emigrime popujsh, nuk do ti paguajnë të tjerët. Larg duart nga Shqipëria!

    Përgjigju
  • Kafsha: 13/06/2018 16:53

    Ik ore...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi

Pagoi Nuredin Dumanin që t'i vriste gruan, Prokuroria kërkon 6 vite e 6 muaj burg për ish avokatin Alban Bengasi