Kampet e refugjatëve në Afrikë, Macron: Ja si mund të funksionojnë

Kampet e refugjatëve në Afrikë, Macron: Ja si mund të funksionojnë

Presidenti francez Emmanuel Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron thotë për BBC se planet e BE për të ngritur qendra pritjeje të emigrantëve në Afrikën e Veriut nuk do të funksionojnë nëse trajtimi i rasteve të tyre nuk do të bëhet nga po ato vende.

Macron tha gjatë një vizite në Nigeri, se shumë vende afrikane janë të shqetësuara se qendra të tilla do të shërbejnë si një faktor tërheqës për emigrantët. Asnjë vend afrikan sidoqoftë nuk ka pranuar ende ngritjen e qendrave të tilla, pavarësisht se liderët e BE ranë dakord të shqyrtojnë idenë gjatë samitit të fundit të tyre.

Macron tha se Evropa do të përballet me emigracionin nga Afrika për dekada të tëra, për shkak të asaj që ai e quajti një problem themelor i rritjes së paplanifikuar të popullatës në Afrikë.

Ai është kritikuar pasi të njëjtën tezë e ka shprehur edhe më herët, me disa zëra që e akuzonin atë për përsëritje të retorikave koloniale. Sidoqoftë ai tha se BE nuk mund të marrë vendime në emër të vendeve afrikane.

Macron tha se prioriteti kryesor i tij ishte dekurajimi i njerëzve që të ndërmarrin rrezikun e cmendur për të arritur në Europë përmes detit. Më shumë se 100 vetë janë mbytur dhe mbi 100 të tjerë raportohen të zhdukur pasi anije me emigrantë u mbytën në dy incidente të ndara gjatë javës së shkuar.

Më shumë se 1 mijë vetë kanë humbur jetën në përpjekjen për të kaluar Mesdheun, këtë vit ndërkohë që janë 56 mijë emigrantët që kanë hyrë në Europë nga janari e deri më tani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë

Përfiton nga amnistia penale, lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj: Uroj, askush të mos e provojë qelinë