Intervista/ Kampioni i Europës i harruar nga shteti, Briken Calja rrëfen arritjet dhe vështirësitë e 2018-s

Ditët e fundit të vitit 2018 janë ditë bilancesh dhe për sportin shqiptar arritja më e madhe ishte në peshëngritje. Ai që bëri krenar qytetarët e këtij vendi ishte Briken Calja, 28-vjeçari i cili u në mars u shpall kampion i trefishtë i Europës. Për këtë arritje historike dhe jo vetëm sportisti rrëfehet për Report Tv. Calja i prek të gjitha, nga arritjet në këtë vit, lëniën pas dore të shtetit, mungesën e kushteve dhe në fund një urim për të gjithë shqiptarët.

Intervista e plotë

Po mbyllet viti 2018, çfarë do evidentonit mbi të tjera gjatë këtyre 365 ditëve?

Ky vit ka qenë ndër vitet e mia më të sukseshme, duke marrë parasysh 3 medaljet e arta të fituara në kampionatin Europian. Gjithashtu kualifikimi në kampionatin Botëror të Turkeministanit që ishte shumë i rëndësishëm sepse ndikon direkt për kualiffikimin në Lojrat Olimpike Tokio 2020.  Nuk mund të harroj dekorimin nga Bashkia e Cërrikut që ishte një vlerësim shumë i madh si dhe dekorimin nga Presidenti me titullin “Urdhri i Kalorësit të Skënderbeut. Jo vetëm kaq pasi për mua është vlerësim i madh që Presidenti erdhi në vendlindjen time, në Shtërmen. Të gjitha këto më bënë të ndihem jashtëzakonisht mirë.

Kampionët i kemi me pikatore. Vëmendja e shtetit, por edhe e federatës ndaj teje a ka qenë ajo e duhura? 

Federata ka përgjegjësitë e veta për të këmbëngulur, por nuk ka përgjegjësi direkte. Ministria e Arsimit dhe Sportit ndërkohë nuk ka bërë gjënë më minimale, nuk ka bërë pritjen zyrtare. Me vjen keq që I them këto fjalë në këtë atmosferë festash, por kanë bërë shumë shkelje. Do doja të thoja fjalë të tjera, por është e papranueshme që nuk bëri pritjen zyrtare, diçka që parashikohet në protokollin e shtetit. Duhet të presi një kampion Europe sepse është Ministria e Sporteve, nuk është vetëm e Arsimit.  Duke parë këto rrethana I bie që sporti nuk ekziston fare për Ministrinë. Ata nuk është se nuk pritën Brikenin, por kampionin e Europës. Janë tre medalje ari të fituara njëherësh që do të thotë rezultati më i lartë i arritur në të gjithë sportin shqiptar. Janë gjëra të vështira për t’u arritur dhe kur vjen fundi nuk mer as atë ngrohtësinë … Mua më ka njohur Europa, më ka njohur bota si Kampion dhe s’më njeh Shqipëria. Unë nuk jam vetëm Brikeni, jam kampion Europe. Sa i takon federatës çfarë mund të bëjë ajo me një fond qesharak. Nuk jam vetëm unë në peshëngritje, ka edhe medalistë si Erkand Qerimaj, Daniel Godelli. Janë sportistë që kanë marrë medalje në Europë. Nuk e di pse ky trajtim pasi po flasim për federatën, më saktë për sportin që ka nderuar më shumë Shqipërinë.

A vijon ende të mos e keni marrë shpërblimin që ju takon me ligj nga Ministria e Arsimit dhe Sportit?

Ato ende nuk kanë përbushur këto kushte minimale, për këto tjerat as mund të flitet …

Jemi në fund të 2018, çfarë do doje më shumë që të ndryshonte vitin tjetër që kur të jemi në fund të 2019 të mos flasim më për të njëjtin problem? 

E para duhen ndryshuar shumë gjera. Jemi të vetëdijshëm që Shqipëria nuk është vendi I parajsës dhe se këtu ka miliarda euro të ardhura, por sigurisht sportistëve elitarë duhet t’u mundësohen kushtet minimale. Jemi ne që e përfaqësojmë më së miri Shqipërinë në arenën kombëtare dhye ndërkombëtare, nuk janë politikanët. Jemi ne imazhi dhe ambasadorët më të mirë që ka shteti shqiptar. Unë jam i pasiguruar, ndërkohë që jam kampion Europe. Jam i papunë dhe jam i pastrehë nga shteti. Këto janë gjëra që ndikojnë shumë të sportistët. Prandaj jemi në këtë gjendje ne sporti shqiptar. Do doja shumë që vitin që vjen shteti të ndryshonte qasjen ndaj nesh, gjithashtu edhe Ministria e Sporteve. Thjesht të na shohim me një sy tjetër …

Të ka shkuar në mendje që të ndryshoni flamurin për të cilin garoni? Ndoshta do kishit kushte më të mira?

Jo, absolutisht kurrë. Nëse do doja këtë do e kisha bërë kohë më parë, por nuk më ka shkuar kurrë në mendje. Thjesht them se dua që të jem si kolegët e mi, të cilët sot janë të siguruar, janë në punë, kanë grada gjenerali, kanë siguruar jetën, kanë siguruar fëmijët dhe familjet e tyre. Ndërsa unë, por edhe peshëngritës të tjerë në Shqipëri jemi akoma te A-ja.

Ndërkohë vijoni të stërviteni, çfarë synoni të arrini në vitin 2019?

Gjatë gjithë kohës kam qenë në kontakt me palestrën. Kjo është edhe puna jonë, detyra jonë. Besoj dhe shpresoj që në kampionatin Europian të bëj diçka të ndryshe, dmth të marrim ato për të cilin kemi punuar. Pretendoj që kurorën që fitova të mos e lëshoj. Është edhe kampionati Botëror pas Europianit që është shumë I rëndësishëm pasi siç e thashë më lart vlen për Lojërat Olimpike. 

Një urim që do doje ta bëjë, për kolegët e tu, për sportin në përgjithësi, apo për këdo në përgjithësi …

Si fillim për kolegët. Uroj të arrijnë rezultate sa më të mira, të marrin medalje. Më pas një urim për të gjithë, jo vetëm për peshëngritësit. Për sportin shqiptar, për të gjithë familjet shqiptare, rinisë, I uroj që të kenë sa më shumë dashuri dhe rrespekte ndaj njëri tjetërit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sportet: 27/12/2018 16:40

    Respekte për këtë djal FISNIK. O SHTET HAPNI SYT MOTIVOJINI DHE SHPËRBLEJINI KËTA DJEM SEPSE JAN MODELI SE SI DUHET TË JET RINIA SHQIPËTARE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk është budalla, është shejtan!

Nuk është budalla, është shejtan!