Iu gjet në banesë kanabis çokollatë me vlerë 2.7 mln euro, arrestohet pas 10 ditësh 47-vjeçari nga Berati (VIDEO)

BERAT - I shpallur në kërkim 10 ditë më parë pasi gjatë një kontrolli nga policia në banesë iu gjetën sasi të konsiderueshme kanabisi çokollatë, heroinë e kokainë si dhe municione luftarake, bie në prangat e policisë 47-vjeçari nga Berati. I arrestuari është Landi Bixheku. 

Nga kontrollet e ushtruara nga policia në 18 shtator, në banesën e Bixhekut në lagjen "13 shtatori" u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vlera e kanabisit çokollatë që iu gjet në banesë nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e rreth 2.7 mln euro.

Policia ka publikuar edhe pamjet e arrestimit të 47-vjeçarit Landi Bixheku, i cili për 10 ditë me radhë qëndroi në arrati.

Njoftimi i Policisë:

Berat

Kapet dhe ndalohet poseduesi i 2.5 kg Heroinë dhe 441 kg Cannabis Sattiva.

Në vijim të operacionit "Kalaja" si dhe pas një pune intensive nga Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Landi Bixheku, 47 vjeç, banues në Berat.

Shpallja në kërkim dhe ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në banesën e tij në lagjen "13 Shtatori" gjatë kontrollit u gjetën 441 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar në formën e Çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një arkë me 35 granata ofensive dhe 40 difensive dhe peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtja e armëve dhe municioneve ushtarake”, parashikuar nga nenet 283/, 278 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës