(FOTO) Kanabis dhe euro/ Tre operacione antidrogë në Tiranë, Fier dhe Kukës, 5 të arrestuar (EMRAT)

(FOTO) Kanabis dhe euro/ Tre operacione antidrogë në Tiranë, Fier dhe Kukës, 5 të arrestuar (EMRAT)

'Skoda' me drogë e bllokuar në rrugën Lord Bajron në Tiranë

Në 24 orët e fundit janë realizuar tre operacione antidrogë ku janë sekuestruar një sasi prej 11.2 kg kanabisi si dhe 40 doza. Gjatë këtyre operacioneve agjentët e policisë arrestuan 5 persona.

Në Tiranë, shërbimet e “Forcave Shigjeta” gjatë kontrolleve të zhvilluara në kryeqytet arrestuan 2 persona si dhe sekuestruan 40 doza kanabisi. Në rrugën “Pandi Dardha”, “Shigjetat” në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, prangosën M.B., 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në trup iu gjetën 32 doza kanabisi.

Ndërkohë pas kontrollit të një automjeti të tipit 'Skoda' në rrugën “Lord Bajron”, shërbimet e “Forcës Shigjeta” zbuluan 8 doza kanabisi si dhe arrestuan drejtuesin e automjetit Erin Koçiaj 21 vjeç. Policia nisi procedim në gjendje të lirë edhe për E.B., 22 vjeç me akuzën e “Moskallëzimit të krimit” i cili ishte pasagjer në automjetin tip 'Skoda'.

Në fshatin Cakran në Fier, pas një informacioni të marrë në rrugë operative efektivët e rendit arrestuan 27-vjeçarin Durim Korçari. Pas kontrollit në banesën e tij, policia zbuloi një sasi prej 5 kilogramë kanabisi.

Droga ishte e ndarë në 5 pako të mbështjella me letër alumini në formë drejtkëndore. Sipas hetimeve të policisë lënda narkotike dyshohet se po përgatitej të trafikohej në shtetin fqinjë, Greqi.

Ndërkohë policia e Kukësit goditi një tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “ËEEKEND”, pas kontrollit të një automjeti tip Volksëagen në vendin e quajtur “Kepi i Rinisë”, në fshatin Ujmisht, agjentët zbuluan një sasi prej 6.2 kilogramë kanabisi.

Policia arrestoi drejtuesin e mjetit Izmir Haxhia, 38 vjeç dhe Eduart Matmujën, 35 vjeç. Nga hetimet rezultonte se 35-vjeçari Matmuja ishte porositësi i lëndës narkotike e cila do të trafikohej në Kosovë, ndërsa Haxhia kishte rolin e transportuesit.

Gjatë operacionit policia sekuestroi automjetin me të cilin transportohej lënda narkotike, 2 telefona celularë si dhe 150 euro. Agjentët e antidrogës po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë trafik.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK

Basha: PD do të dorëzojë në Kuvend amendamente për të mbështetur SPAK