Kanabis nga Amerika në Kanada, dënohet me 5 vite burg 'kapoja' shqiptar i trafikut të drogës

Kanabis nga Amerika në Kanada, dënohet me 5 vite burg 'kapoja' shqiptar i trafikut të drogës

Fabian Mihaj

AMERIKË- Është dënuar me 5 vite burg pjesëtari i fundit shqiptar i një rrjeti të trafikut të drogës nga Kanadaja.

Bëhet fjalë për Fabian Mihajn, 38-vjeç, i cili cilësohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist dhe një tjetër bashkëpunëtor shqiptar.

Mihaj u arrestua në dhjetor të 2016-ës në Kanada, ku qëndroi për 7 muaj në paraburgim.  Sa i përket dy motrave shqiptare Jonida dhe Denisa Alicka, ato u liruan nga burgu pasi kryen dënimin me respektivisht 41 dhe 46 muaj. Me paratë  e drogës, motrat jetonin në një mënyrë luksoze, që përfshinte një apartament luksoz, kirurgji plastike e udhëtime të shtrenjta në Miami dhe Los Anxhelos.

Jonida and Denisa Alika  

Shqiptari tjetër, pronari i një kompanie me kamionë që ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroidi në Kleveland, Rinald Turhani është duke vuajtur dënimin prej 9 vitesh burg. Ndërsa shoferi i kamionit, Leka Konini, është  dënuar me 41 muaj heqje lirie.

Disa vite më parë Mihaj jetonte në Parma të Ohajos ku shoqërohej me njërën nga motrat Alicka, Jonidën, e cila punonte si police rezervë përpara arrestimit në vitin 2016. Ai ishte partner në një kompani transporti me kamiona me shqiptarin Rinald Turhani, që hetuesit dyshojnë se është koka e rrjetit.

Rinald Turhani dhe Leka Konini

Mihaj u arrestua një vit më parë pasi transportonte sasi të mëdha marijuane dhe MDMA mes SHBA-ve dhe Kanadasë për të rimarë veten ekonomikisht. Sipas mediave të huaja, plani i tij ishte të bënte mjaftueshëm para dhe më pas të zhvendosej në Toronto të Kanadasë me mamanë e fëmijës së tij dhe njerëzit e afërm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës

Si Lulzim Basha u dënua nga gjykata për shpifje për rastin e Olsi Ramës