Kanceri i qafës së mitrës, mjeku Rrodhe: Në Shqipëri situata jo e mirë, 400 raste të dyshuara

Në Shqipëri janë rreth 100 raste të prekura me kancer gjiri. Është kjo shifra e cila ka dhënë mjeku citolog Mehmet Rrodhe në një intervistë për “Rreze Dielli”. Sipas tij gratë kanë frikë të drejtohen tek mjeku dhe duhet theksuar që për kancerin e qafës së mitrës informacioni dhe propaganda është shumë më e pakët se sa për kancerin e qadfës së mitrës

Në Shqipëri situata nuk është dhe aq e mirë. Ka shtim të rasteve me kancer të qafës së mitrës. Të diadnostikuara janë rreth 100 raste në vit, ndërsa të dyshuara janë rreth 400 raste. Kjo përbën një shqetësim si për strukturat drejtuese edhe për ne mjekët që punojmë. Gratë ndonjëherë kanë frikë të drejtohen tek mjeku dhe preferojnë që më mirë të mos e dinë se sa ta dinë.Për këtë sëmundje informimi është më i pakët  se sa për kancerin e gjirit. Gratë vijnë kur kanë një shqetësim, ndërsa ne kërkojmë që gratë të vijnë pa pasur asnjë shqetësim.  

Mehmet Rrodhe, mjek citolog

Mjeku Mehmet Rrodhe tregoi për të gjitha gratë edhe moshën kur duhet të fillojnë të bëjnë analizën e Pap-testit, e cila diagnostikon nëse pacientja është e prekur me kancer të qafës së mitrës.

Paptesti në fillim nga mosha 25 vjeç e lart duhet bërë 1 herë në vit për 3 vjet rresht. Në rast se për këta 3 vjet nuk ka ndonjë ndryshim, atëherë rekomandohet që paptesti të bëhet 1 herë në 5 vjet, deri në moshën 65 vjeëare, por pa ndërprerje. Kohët e fundit kam vënë re një shtim të grave që drejtohen tek ne për të bërë pap testin.

Mehmet Rrodhe, mjek citolog

Nga momenti i shfaqes së qelizave jo normale në qafën e mitrës, deri në shfaqen e plotë të kancerit të qafës së mitrës duhen afro nga 10 deri në 20 vjet, ndaj edhe mjekët i kërkojnë të gjitha grave që të bëjnë kontrolle , pasi ky kancer mund të parandalohet.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’

Asgjë nuk do të më ndalojë: Celine Dion flet për sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’