Kantautori Vlashent Sata: Tre net në Theth me ‘ZA Fest II’

Kantautori Vlashent Sata rikthen 'Za Fest II' në Theth. Me këngë dhe legjenda, por edhe me perfomanca të tjera artistike për tre net artistët Andrra, Linda Rukaj, grupi i ri muzikor Oborri, duo-ja Hasa-Marzota dhe Redi Hasa në violonçel do të jenë në alpet shqiptare. Vlashent Sata synon që perfomancat e artistëve të jenë origjinale, që të lënë gjurmë tek banorët mikpritës dhe turistët.

“Pas eksperiencës së parë në Theth ishte pothuajse e natyrshme, që mos të hiqja dorë. Njerëzit që kanë shkruar pas festivalit kanë qenë shumë të prekur se kanë përjetuar një eksperiencë shumë të veçantë, gjithashtu edhe për ne që jemi marrë me organizimit kështu ishte”.

Kantautori ka bërë bashkë disa nga artistët më në zë të muzikës, por jo vetëm, sepse në këtë festival do të ketë edhe mundësi të tjera argëtimi. “Do të kemi pjesë që i shtohen familjes së artit, që janë poezia, tregimet edhe legjendat kanë qenë që vjet. Është Ema Andrea që do  të jetë rrëfimtarja dhe do të kemi performanca vetëm me zë, kinema verore, joga, meditim edhe shëtitjet e zonës. Përpos kësaj janë artistët që kemi ftuar për këtë vit, Andrra, Oborrin nga Prishtina, Linda Rukaj edhe duo-ja Hasa-Marzota dhe Redi Hasa, që vijnë nga Italia”.

Por përse duhet që njerëzit të shkojnë në 'Za Fest II'. “Ky festival ka për bazë thjeshtësinë edhe vlerën si identitet, por edhe rizgjimin e kulturës sonë. Jam shumë i sigurt, që siç ka qenë vjet do të jetë edhe sivjet, një eksperiencë shumë e veçantë që do të na bëjë të gjithëve bashkë”. Për banorët, por edhe për turistët festivali do të zhvillohet tre net radhazi, datë 20, 21 dhe 22 korrik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ffff: 17/07/2018 20:30

    3 nete jo 3 net

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Berisha me zë Gazi!

Berisha me zë Gazi!