Kanye West 'fiksohet' pas Rihanna-s, reagimi surprizues i Kim K bëhet viral (Video)

Kanye West 'fiksohet' pas Rihanna-s, reagimi surprizues i Kim K bëhet viral (Video)

Reagimi i Kim Kardashian

Janë shumë të rralla ato femra që arrijnë të ruajnë qetësinë kur shikojnë se mashkulli i tyre hipnotizohet pas një femre tjetër. Një nga këto është Kim Kardashian. Një video e xhiruar rreth dy vite më parë është bërë virale ditën e sotme për shkak të një reagimi surprizues të ikonës Kim, që nuk ishte vënë re më parë.

Bëhet fjalë për momentin kur gjatë spektaklit MTV Music Video Awards 2016, 37 vjeçarja vuri re gjatë kohës që filmonte se bashkëshorti i saj ishte hipnotizuar nga performanca joshëse e Rihanna-s. Siç mund të shikohet në video, Kim nuk duket aspak e kënaqur por qetësisht pa e humbur toruan fik telefonin e saj dhe shikon pjesën tjetër të performancës së Rihanna-s.

Dikush tjetër mbase mund të kishte bërë një skandal, por zonja Kardashian-West nuk do t’ja lejonte vetes këtë. Ky moment nuk u ka shpëtuar as përdoruesve të rrjeteve sociale të cilët kanë komentuar menjëherë.

Dikush shkruan: Shikoni se sa shpejt Kim ndaloi videon në Snapchat, kur ajo pa Kanye me sy të ngulitur tek Rihanna!

“Dua që dikush të më shikojë në mënyrën se si Kanye shikon Rihanna-n,”- shprehet një tjetër komentues me shaka. Kuptohet që Riri nuk do të ketë shans kurrë të ftohet në ndonjë festë të West.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë

Gjirokastër/ Nuk iu bind urdhrit të policisë, arrestohet 37-vjeçari, në automjet kishte 11 emigrantë