Kaosi/ Prokurorët që refuzuan Shullazin hyjnë me forcë në zyrën e Donika Prelës

Kaosi/ Prokurorët që refuzuan Shullazin hyjnë me forcë në zyrën e Donika Prelës

Porkuroria e Krimeve të Rënda dhe Donika Prela e Arta Marku

Tiranë- Nuk kanë të sosur zhvillimet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta mëson se një ditë më parë rreth orës 16:30 në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka pasur kaos dhe konflikt e është dashur ndërhyrja e policisë.

Siç raporton Rusta, disa prej prokurorëve për të cilët kryeprokurorja Arta Marku kërkoi hetim disiplinor pasi refuzuan dosjen Shullazi kanë kërkuar sqarime nga Prela. Ata kanë dashur ta takojnë në zyrë, por kur kjo e fundit ka refuzuar, ka pasur një tjetër rebelim në radhët e tyre.Raportohet se ata kanë hyrë me forcë në zyrën e Prelës, ndërsa kjo e fundit ka kërkuar edhe ndihmën e policisë.

Gazetari Rusta thotë se për këtë ngjarje ka edhe filmime. Situata është tensionuar aq keq sa në ambientet e Prokuririsë së Kriemve të Rënda ka shkuar edhe Drejtori i Përgjitshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Sipas tij, pjesë e prokurorëve që kërkonin llogari nga Prela nuk ishin vetëm tre të transferuarit në rrethe, por edhe ata për të cilët Arta Marku kërkoi transferimin. Në një kohë kur çështjen Shullazi nuk e merr askush përsipër në organin qëndror të akuzës ndodh edhe lirimi nga detyra i Sokol Stojanit.

VIDEO/Patrulla e policisë, dje te Prokuroria e Krimeve të Rënda 

Një ditë më parë, kryeprokurorja Arta Marku vendosi hetimin disiplinor për 10 prokurorët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe transferimin e tre të tjerëve në rrethe pasi refuzuan të merrnin në dorëzim hetimin e çështjes Shullazi. 

Prokurorët për të cilët u vendos hetim disiplinor

Olsian Çela, Sonila Muhametaj, Besim Hajdarmataj, Përparim Kullurin, Behar Dibrën, Arenc Çelën, Edvin Kondilin, Pranvera Pustinën, Eugen Beçin dhe Blerim Tominajn

Prokurorët e transferuar në rrethe

Olsian Çela- Transferohet në Berat

Sonila Muhametaj- Transferohet në Pukë

Besim Hajdarmataj-Transferohet në Pogradec

Vendimi i Arta Markut erdhi pas rebelimit të prokurorëve në një mbledhje të zhvilluar me Donika Prelën. Burime për ‘Report Tv’ bënë me dije se tema e mbledhjes ishte zëvendësimi i prokurorit Eneid Nakuçi në dosjen “Shullazi”. Por ky zëvëndësim nuk është pritur mirë nga prokurorët  të cilët u shprehën se e zëvendësimi i Nakuçit me një prej tyre me short është i paligjshëm.

Prej 3 javësh pretenca është bllokuar pasi Nakuçi ka ikur jashtë shtetit me pretendimin se është sëmurë, ndërsa Elisabeta Imeraj është bërë drejtuese tek Tirana. Seanca e radhës për dosjen ‘Shullazi’ është parashikuar për datë 25 shtator.

Banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel "Vollgën" në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 21/09/2018 16:25

    Dhe opinioni publik te yshtur nga politika e mbrapsht pret nga policet e thjeshte me 400 mije lek rroge te arrestojne keta kriminele, kur prokuroret me mbrojtje te vecante bejne shurren ne breke nga Shullazi&Co.

    Përgjigju
  • Xhike: 21/09/2018 13:34

    Keta prokurore rrugace dhe kriminele Duan E hoxhen tu hidhte prangat Poshte kriminelet prokurore te Shq

    Përgjigju
  • Lexues: 21/09/2018 12:57

    Nesgjetur 1000 menyra per tia ashtu ate por jane te dh te gjithe.

    Përgjigju
  • ROZA: 21/09/2018 12:07

    Maskarenje se kur denonit te pafajshem per te mbuluar kriminelet ishit shume te urte .tani keni frike si koken dhe se ju dalin te gjithe te palart qe keni bere gjithmone. nje dite do te merrni haken e atyre qe keni denuar pa asnje prove.

    Përgjigju
  • Maks: 21/09/2018 11:40

    Po iken keta prekuroret e saliut le te vihet ne pun prokuroria ushtarake dhe te japi denime ekzeplare si per banditet ashtu dhe keta frikacak prekurora qe duan paret pa kryer detyren

    Përgjigju
    • Luli: 21/09/2018 12:32

      Cila prok ushtarake,te rezulton nje e tille ne shqiperi?

  • Ops: 21/09/2018 11:26

    Normale skishte si te ndodhte ndrrryshe , jane dy kuklla qe nuk bejne 5 leke, 0 shkollim , te pa afta dhe militante , mjafton ti shohesh fetyren, i kane piketuar sepse i pa aftin perdoret dhe keto po perdoren . Turp

    Përgjigju
    • Babalja: 21/09/2018 12:22

      Po o luluq i shqupit, ashtu esht.

    • Drr: 21/09/2018 12:04

      Skandal.mafia e drejtesise tregojne haptazi qe jane te tille me sjelljet e tyre rrugaçerore Keta tipa deri dje mbronin ligjin

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze

Arsimi profesional, të ftuarit të ‘Përballje’: Të rinjtë e zgjedhin që të ikin nga Shqipëria, qeveria t’u garantojë punësim e paga dinjitoze