‘Kapa gërshërët dhe e preva’, Linda Rei rrëfen si vendosi të bëhej femër (Foto)

 ‘Kapa gërshërët dhe e preva’, Linda Rei rrëfen si vendosi të bëhej femër (Foto)

Linda Rei

Ajo tashmë është fizikisht një femër dhe në shpirt gjithashtu, pasi prej vitesh është shprehur se ka kuptuar se i përket gjinisë femërore. Pikërisht për faktin se ka pranuar hapur në media transformimin e saj rrënjësor, nga mashkull në femër, Linda Rei bëhet shpesh qendra e vëmendjes në rrjetet sociale.

Mirëpo ende ka shumë njerëz që janë kuriozë dhe shpesh herë e pyesin për vendimin drastik që ka marrë. “Pse vendose të bëheshe femër,”- e ka pyetur një nga ndjekësit në Instagram.

"Se po u mërzisja një ditë, s'kisha wifi dhe nuk dija ça të bëja, kapa gërshërët dhe e preva, pastaj mos të shkonte dëm e skuqa me 3 vezë dhe djathë të bardhë, bukë të thekur, dhallë, sallatë jeshile dhe hëngra darkë,"- i është përgjigjur Linda.

Foto e publikuar nga Linda Rei 

Sigurisht që e  gjitha kjo ka qenë një përgjigje me humor pasi Rei ka rrëfyer shumë herë me detaje motivet që e shtynë të ndryshonte jetën e saj dhe mund të jetë lodhur nga kjo pyetje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale