Kapen 47 ton cigare kontrabandë
Ekspertiza:Dyshohet se janë false

Kapen 47 ton cigare kontrabandë<br />Ekspertiza:Dyshohet se janë false
DURRES - Nga rezultatet e para të ekspertizës dyshohet se 47 ton cigaret që janë bllokuar në një anije tregtare në tentativë për t'u tregtuar kontrabandë në Shqipëri, janë false. Nga rezultatet e para të ekspertizës dyshohet se 47 ton cigaret që janë bllokuar në një anije tregtare në tentativë për t'u tregtuar kontrabandë në Shqipëri, janë false. Nga ekspertiza e deritanishme rezulton se cigaret janë të falsifikuara, pasi nuk janë të “Philip Morris”. Duke qenë se këto prodhime nuk janë origjinale, cigaret e sekuestruara mund të rezultonin të dëmshme për shëndetin e njeriut.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Elisa Spiropali nga porti i Durrësit, ku u ankorua anija tregtare e rregjistruar në Tanzani ERA-1, tha se vlera totale e mallit arrin në 10 milionë dollarë. Pavarësisht se përmes dokumenteve anija vinte nga greqia dhe kiosht destinacion Malin e Zi, Spiropali tha se cigaret kontrabandë do të tregtoheshin në Shqipëri, dhe se dokumentet e tyre kanë qenë të falsifikuara.

sekuestrimi i droges

Bllokimi i një sasie të tillë malli kontrabande sipas Spiropalit tregon se tashmë doganat shqitpare nuk shiten dhe blihen më me para, siç ka ndodhur sipas saj, në të kaluarën. “Ne po presim të gjitha fijet e kontrabandës të organizuara në të kaluarën”, -tha Spiropali.

spiropali me logo
 
Edhe për kryeministrin Rama, kapja e 47 tonëve cigare kontrabandë, tregon që Dogana nuk blihet dot me para si vjet. Këtë qëndrim kreu i qeverisë e ka shprehur përmes rrjetit social Twitter ku ndër të tjera shkuan: Kush ka veshë dëgjon kush ka sy shikon kush ka tru kupton: Kur kapen 47 ton cigare kontrabandë dmth që dogana nuk blihet dot me para si vjet”!

cigaret kontrabande me logo
(Në foto,  cigaret kontrabandë të sekuestruara në Portin e Durrësit)  Foto të tjera

Anija tregtare me flamur të Tanzanisë u ndalua nga Anti-Kontrabanda në Portin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Anija ishte nisur nga Greqia dhe sipas dokumenteve, destinacion ishte Mali i Zi.
 
Anija ndodhej prej dy ditësh në Portin e Vlorës, pasi kishte kërkuar ankorim për shkak të kushteve të këqija të motit. Por me përmirësimin e saj, anija me flamurin e Tanzanisë ka tentuar të largohet nga porti i Vlorës pa iu nënshtruar lejes përkatëse, sipas procedurës për të lundruar në ujërat shqiptare. Në orët e mbrëmjes së të premtes anija u ankorua në portin e Durrësit ku iu nënshtrua kontrollit.

Burime për “A1 Report” pohojnë se anija në fjalë më parë ka qenë me flamur shqiptar dhe m emrin “Kavaja”. Oficerë të hetimit të doganave në bashkëpunim me Prokurorinë kanë bërë procedurat e këqyrjes për marrjen e deklarimeve.

Aty ka rezultuar, se ka vende të hapura që bëjnë të mundur nxjerrjen e cigareve. Operacioni i djeshëm është drejtuar nga Dogana, Policia Kufitare, Roja Bregdetare dhe QNOT. Hetimet po vazhdojnë nga doganat kur deri më tani është kontrolluar kapiteni i anijes që nuk kishte dokumentacionin e nevojshëm dhe nuk ka respektuar procedurat përkatëse. 

Anija durres me logo


AVOKATI I KOMPANISE MALAZESE: DOKUMENTET, TË RREGULLTA
Avokati i kompanisë malazeze, që do të priste ngarkesën shprehet se dokumentacioni është i rregullt dhe se pritet t’i dërgohet autoriteteve doganore për hetim.
 
“Jam informuar nga përfaqësuesit ligjor që bënë transportin e ngarkesës dhe më kanë thënë që e gjithë sasia e mallit është me dokumentacion të rregullt dhe po kontaktojmë me agjentin qe eshte ne mal te zi sepse destinacioni ishte Mali i Zi. Që të na sjellë të gjithe dokumentacionin origjinal. Anija ka hyrë në ujërat territoiale sepse ka qenë moti i keq dhe ka marre leje dhe në momentin që do të rregullohej moti do të nisej për në Mal të Zi. Malli është ngarkuar në veri të Qipros. Do t’i paraqesim autoriteteve doganore të gjithë dokumentacionin me qëllim lirimin e ngarkesës së bllokuar”, u shpreh Idlir Tivari, avokati i kompanisë malazeze, që do të priste ngarkesën "Montenegro Tabako Free Zone" Bar Montenegro. 

*Shkrimi u publikua fillimisht në orën 22:30 të së premtes dhe u përditësua sot

 Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi

'Kush m'i zgjidh hallet e mia, Ilir Meta, LSI-ja', Meçe ironizon: Çfarë do që të bëjë nuk i ndryshon imazhi