Kapen dy shkodranë në Tiranë
grabitën me thikë një karburant

Kapen dy shkodranë në Tiranë<br />grabitën me thikë një karburant
TIRANË - Dy shkodranë u arrestuan nga policia e Tiranës pak momente pasi kishin mundur të grabisnin nën kërcënimin e thikës xhiron ditore të një pike karburanti në kryeqytet.

30-vjeçari Hekuran Gjoni dhe 33-vjeçari Edi Xheka të dy banues në Bushat të Shkodrës, u arrestuan nga policia pas grabitjes në rrugën “Bardhyl” dhe iu sekuestruan paratë e marra, thika dhe një kapele. Mëngjesin e sotëm dy shkodranët kërcënuan me thikë punonjësin e karburantit me inicialet E.M duke i marrë xhiron ditore të këtij aktiviteti.

Policia i kishte vënë nën survejim të rinjtë prej disa kohësh, me dyshimet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, rasti më i fundit është në një farmaci pak ditë më parë. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund