Aksion i gjerë në Vlorë, kapet një gomone, drogë e bidonë me benzinë, rrethohet zona

Aksion i gjerë në Vlorë, kapet një gomone, drogë e bidonë me benzinë, rrethohet zona

Gomonia e kapur në Vlorë

Policia ka kryer një aksion të gjerë në Vlorë, ku ka kapur një gomone, drogë dhe disa bidonë me benzinë. Mjeti lundrues 7 metra i gjatë është kapur në Gjirin e Petullës, në Vlorë. Report Tv mëson se gjatë kontrollit të ushtruar janë gjetur dhe disa bidonë me benzinë e dy pako të mëdha të mbështjella me kanabis.

Uniformat blu kanë krehur menjëherë zonën, ku në Gjirin e Petullës kanë gjetur gomonen me një motor, që dyshohet se do përdorej për trafikun e drogës, si dhe drogën e bidonët me benzinë në Gjirin e Bristanit, pas Karaburunit. Report Tv mëson se gjatë aksionit policia ka gjetur dhe 100 kg kanabis të tjera në Gjirin e Bristanit, ndërsa vijon kontrollet.

Policia vijon kontrollet e shumta për të zbuluar sasinë e plotë të drogës, si dhe personat e përfshirë në trafik. Aksioni është kryer nga Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me delta Forcën në Karaburun.

Ora 17:22
Kapet gomonia me drogë në Vlorë, policia zbulon dhe disa bidonë me benzinë
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



    ×

    Lajmi i fundit

    Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh

    Kapiteni braktis 'anijen', Nacho largohet nga Real Madridi pas 23 vitesh