Kapet me armë në brez, shoku i Lul
Berishës, anëtari i "Bandës Durrësit"

Kapet me armë në brez, shoku i Lul<br />Berishës, anëtari i "Bandës Durrësit"
TIRANE- Kapet në zonën e Liqenit Artificial Indrit Rusi, i cili njihet si shok i ngushtë i Lulzim Berishës, kreut të bandës së Durrësit, që momentalisht është dënuar me burgim të përjetshëm. Në momnetin e arrestimit Rusit i është sekuestruar një pistoletë tip “Glock”. Ndalimi i Rusit është bërë mbrëmjen e djeshme, pasi ishin marrë të dhëna se Rusi po lëvizte me armë me vehte. Duke konisderuar si person me rrezikshmëri të lartë, agjentët e policisë kanë vendosur të ndalojnë Rusin, duke parandaluar ndonjë krim të mundshëm. Indrit Rusi njihet nga policia dhe prokuroria si anëtar i bandës së Durrësit, ku ka qëndruar pranë grupit që drejtohej nga Lulzim Berisha.

Sipas burimeve Rusi ka qënë i dyshuar për dy vrasje, por për shkak të mungesës së provave, nuk është urdhëruar arrestimi i tij. Momentalisht këto dy vrasje janë pa autor dhe të pezulluara. Ndërkohë burimet sqarojnë se Rusi ka qënë dhe dëshmitar në gjyqin e bandës së Durrësit, ku në shumë raste ka qënë dhe prezent në sallën e gjyqit, teksa zhvillohej procesi gjyqësor ndaj mikut të tij Lulzim Berisha. Arrestimi i Rusit është bërë për akuzën e armëmbajtjes pa lejë. Arma e zjarrit i është gjetur gjatë një kontrolli të imtësishëm në makinën e tij tip “Polo”.

Shkrimi u publikua sot (20.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)

Speciale/ Blegtorët në udhëkryq, të zgjedhin kullotat apo emigrimin! Realiteti i trishtë i çobanëve që udhëhiqen nga pasioni (VIDEO)