Tentoi të fuste drogë në burg, kolegët 'fundosin' policin në Fier

Tentoi të fuste drogë në burg, kolegët 'fundosin' policin në Fier

Foto ilustruese

Një punonjës i policisë së Burgjeve është arrestuar nga kolegët e tij në Fier, pasi është kapur me lëndë narkotike. Mësohet se ka rënë në pranga shtetasi Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç. Ky i fundit është kontrolluar nga punonjësit e policisë për sende të ndaluara, por ka rezultuar se në trup kishte fshehur një sasi lënde narkotike të llojit kanabis.

Ndërkohë, gjatë tre muajve të fundit janë arrestuar disa punonjës policie për futje të sendeve të ndaluara në burgje, si lëndë narkotike dhe telefona celularë. Janë kapur shumë sende të ndaluar, të cilët vijnë me pako postare, për të dënuarit në 10 raste, si dhe janë riarrestuar mbi 10 të dënuar për mbajtje të sendeve të ndaluara.

Njoftimi i policisë:
Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë arreston në flagrancë një punonjës të policisë së IEVP-së së Fierit, pasi gjatë kontrollit fizik rezultoi se kishte lëndë narkotike.

Në datë 22.04.2018 është arrestuar në flagrancë dhe proceduar penalisht punonjësi i policisë së IEVP Fier, Adrian Nazmi Haxhia, 48 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal, të ndryshuar.

Ndalimi i tij u bë pasi gjatë ndërrimit të trupës policore, në kontrollin e ushtruar për sende të ndaluara nga punonjësit e policisë së IEVP Fier, këtij punonjësi policie i është gjetur lëndë e dyshuar narkotike (cannabis sativa).

Shtetasi i arrestuar ka konsumuar elementë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të parashikuar nga Neni 283 të Kodit Penal. Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë