Kapet në Durrës “hacker”-i i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana, mbrëmjen e djeshme kanë bërë të mundur arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimi drejt Italisë të një shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

• Tedi Hoxha 38 vjeç , banues në Durrës.

Gjykata Magjistrate e Hetimeve Paraprake Torino/Itali me vendimin Nr.15542/2015 RG GIP datë 20.12.2016 ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për kryerjen e veprave penale “Organizatë kriminale” “Konspiracion penal me synim qasjen e paautorizuar në sistemin e informacionit” dhe “Instalimin e pajisjeve interceptuese”,”Ndalimi ose ndërprerjen e komunikimeve informatike,”parashikuar në nenet 415, 615, 617 të Kodit Penal Italian dhe nenet 55 të Dekretit Nr. 231/2017.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

s.k.
Komento