Asgjësimi i parcelave me kanabis në Përmet, njëri nga të arrestuarit është nga Venezuela

Asgjësimi i parcelave me kanabis në Përmet, njëri nga të arrestuarit është nga Venezuela

Foto ilustruese

Policia asgjësoi dje në Frashër të Përmetit mbi një mijë rrënjë kanabis, ndërsa dy persona u arrestuan. Report Tv mëson se njëri nga dy personat që u arrestuan është nga Venezuela. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur nga policia e Gjirokastrës.

Ndërkohë që përpos tij u vendos në pranga edhe një tjetër person, i cili është nga Përmeti dhe kishte kultivuar parcelat me kanabis. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Vijon operacioni/ Asgjësohen 344 rrënjë kanabis në Tepelenë

Policia e qarkut të Gjirokastrës vijon operacionet anti-kanabis. E ndërsa dje u asgjësuan në Përmet mbi një mijë rrënjë kanabis, sot janë gjetur 344 rrënjë të tjera në Tepelenë. Kanabisi është gjetur në fshatin Turan në dy vende të ndryshme, ndërsa deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar nga policia. Dje u gjetën mbi një mijë rrënjë ndërsa u arrestuan dy persona, njëri prej tyre nga Venezuela.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë

EMRAT/ I vendosën tritol në banesë një qytetari, arrestohet 27-vjeçari, shpallet në kërkim i riu dhe vihen nën hetim dy të tjerë