POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Kapet shqiptari në Itali, shërbente si “fermer” i drogës, bimët e kanabisit të fshehura në mes të kumbullave (Emri)

Droga e sekuestruar në Itali dhe bimët e kanabisit

Karabinierët e stacionit të Teanos në Passarelle në Itali kanë gjetur gjatë një kontrolli një sasi droge që po të dilte në treg kapte vlerën e 500 mijë eurove. Për kultivimin ilegal të drogës janë arrestuar 3 persona, mes tyre edhe 1 shqiptar. Të arrestuarit janë Gregorio Mallardo, 63 vjeç, Denis Nuredini, shqiptar 25 vjeç, Svetlana Tsebreva, 59 vjeç dhe Elena Tsebreva, 54 vjeçe, të dyja ruse. Karabinierët kanë gjetur 220 bimë kanabis, me lartësi 1.8 deri në 3 metër, që peshonin 250 kilogramë. Bimët e kanabisit ishin fshehur në pemët e kumbullave, ku kishte edhe një sistem ujitjeje.

Plantacionet ishin në pronësi të 63-vjeçarit italian, ndërsa shqiptari punonte si kujdestar.

Përveç bimëve, në dhomën e gjumit të italianit janë gjetur:

12 kilogramë e 500 gramë marijuanë të përpunuar

1 karikator pistoletete të kalibrit 9 me 5 plumba dhe një zarf me 77 plumba të tjerë.

f.g.
Komento