Kapitenët e klubeve spanjolle, kundra zhvillimit të ndeshjes në SHBA

Kapitenët e klubeve spanjolle, kundra zhvillimit të ndeshjes në SHBA

Ramos dhe Messi

Gjatë një takimi që do të mbajnë të mërkurën kapitenët e klubeve spanjolle nga ku do të dalim me një marrëveshje që të mos zhvillohen ndeshjet e La Ligas në SHBA.

Sipas bosit të Ligës Premier,  Richard Scudamore, para shumë kohësh pati dal me një ide që kampionati anglez të zhvillojë 39 ndeshje, një ndeshje më shumë jashtë vendit nga u do të vinin shumë para.

Mirëpo për fat të mirë ky plan përfundimisht u eliminua, ndërsa kampionati u luajt me 38 ndeshje në Angli, natyrisht edhe disa prej tyre në Uells.

La Liga ka vendosur tani që të luajë disa ndeshje në Amerikë, ku sipas tyre do të ishte një ide e mirë.

Ata njoftuan javën e kaluar se nga ky sezon disa ndeshje do të luhen në SHBA.

Gjithsesi është një vendim që është marrë pa u konsultuar me klubet dhe lojtarët, dhe ky propozim tani nuk ka shkuar mirë.

Nga marrja i këtij vendimi, janë lojtarët ata që nuk janë të lumtur.

Bëhet e ditur se kapitenët nga të gjitha 20 ekipet e La Ligas do të takohen nesër, ku do të dalin me një deklaratë së bashku dhe se do të dalin kundër ndeshjeve jashtë vendit.

Një marrëveshje me një firmë ligjore amerikane ku do të luajnë disa ndeshje në Amerikën e Veriut e Kanada, është arritur nga La Liga

Nuk ka informacione më shumë, por është e mundur që edhe Barcelona dhe Real Madridi të përfshihen në këtë vendim për të luajtur jashtë.

Veçse, La Liga gjithashtu ka vendosur të ndjek gjurmët e Ligës Premier, ku ka vendosur ndeshje të hënën dhe të premten.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?

Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?