Kardiologët befasojnë: Njerëzit me kolesterol të lartë jetojnë më gjatë

Kardiologët befasojnë: Njerëzit me kolesterol të lartë jetojnë më gjatë

Doktori Sheriff Sultan

Kolesteroli nuk qenka një nga shkaktarët e sulmeve në zemër dhe kjo sapo u konfirmua nga 17 kardiologë në mbarë botën. Studimi është bazuar në analizën e të dhënave prej 1.3 milion pacientëve dhe siguron që personat me nivel kolesteroli më të lartë në gjak, jetojnë gjatë.

Mbi të gjitha kardiologët paralajmërojnë se statinat, ilaçet që ulin kolesterolin, nuk ofrojnë asnjë mbrojtje. Ekipi i këtyre mjekëve ka gjetur se nivelet e kolesterolit LDL-C nuk janë të lidhur me sëmundjet e zemrës. Studimi nuk gjeti lidhje midis aterosklerozës dhe niveleve të larta të kolesterolit, pavarësisht nga literatura të shumta mjekësore që pretendojnë se depozitat e yndyrës në muret qelizore të venave që bllokojnë arteriet janë për shkak të kolesterolit.

Profesori Sheriff Sultan, një nga autorët e këtij studimi tha se pacientët me sulme në zemër kanë nivel kolesteroli më të ulët se normalja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite