Karius nuk harron gafat as për festa, i jep një dorë edhe Besiktas-it (VIDEO)

Karius nuk harron gafat as për festa, i jep një dorë edhe Besiktas-it (VIDEO)

Ish- portieri i Liverpool, Loris Karius

Portieri gjerman Loris Karius përveç talentit dhe famës që ka fituar në vitin 2018 duke shkuar deri në finale të Champions League njihet dhe për ‘gafat’ e shumta të tij në rolin e portierit, por aq të shpeshta sa po bëhen këto gafa po vihen në dyshim aftësitë e tij.

Ai e filloi në mënyrë të shkëlqyer vitin 2018 në skuadrën e Liverpool duke i rrëmbyer vendin e titullarit portierit Mignolet. Deri në finalen e  26 majit përballë Real Madrid, Karius ishte gjetja e trajnerit Klopp. Por ai do të luante një rol deçiziv në finale, ku me dy gola ‘të falur’ arriti të çonte ndeshjen në 3-1 duke thyer shpresat e Liverpool.

Anglezët do të detyroheshin të bënin një blerje të bujshme, Alisson dhe Karius do të kalonte tek turqit e Besiktas të cilët dolën vetë garant për gjermanin 25 vjeçar. Por duket se gjermani nuk paska ‘këmbë të mbarë’ edhe tek Besiktas. Bardhezinjtë renditen në vendin e 7 në kampionat dhe Karius vazhdon ende me ‘gafat’ e tij.

Së fundmi Besiktas është shkatërruar nga Kasimpasa me rezultatin 4-1. Vendasve, tek goli i katërt, mendoi ti japë një dorë edhe Karius.Kjo nuk është gafa e parë e Karius pas 6 muajsh eksperiencë tek skuadra turke.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale