Karta e Adriatikut, Xhaçka: Shqipëria merr kryesimin në 2019
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë në Mal të Zi
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ndodhet në Mal të zi, ku mori pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të SHBA- Karta e Adriatikut (Shqipëri, Kroaci, Mali i Zi, Maqedoni dhe Bosnje - Hercegovinë) , ndërsa bëri të ditur se vitin e ardhshëm Shqipëria pritet të marrë kryesimin e Kartës së Adriatikut A-5.
Në fjalën e saj gjatë ceremonisë në Budva, ministrja Xhaçka vlerësoi para homologëve të Kartës së Atlantikut mbështetjen e dhënë deri më tani ndaj Shqipërisë dhe theksoi se ka ardhur koha qe te ndiqet politika e dyerve te hapura edhe për vende të tjera që aspirojnë për t’u anëtarësuar në aleancën Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Ka ardhur koha që përpara se t’i kërkojmë NATO-s të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njeri – tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, pararendëse për integrimin e rajonit në NATO.
Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes
Xhaçka theksoi gjithashtu nevojën e thellimit te bashkëpunimit dhe dialogu politikt, për më shumë qartësi në realizimin e objektivave të përbashkëta.
Shqipëria do të mbetet gjithmonë e angazhuar mbi vlerat dhe parimet bazë të Kartës së Adriatikut duke vazhduar dialogun politik dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të A5.
Olta Xhaçka, Ministrja e Mbrojtjes
Pjesëmarrësit në takim, mes të cilëve edhe zëvendësasistentja e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Laura Cooper vlerësuan rolin pozitiv të Shqipërisë në rajon, veçanërisht sa i takon politikës së dyerve të hapura.
Në përfundim, ministrat e Mbrojtjes të Kartës së Adriatikut nënshkruan një deklaratë ku angazhohen për të bashkëpunuar në mbrojtjen nga kërcënimet e përbashkëta.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.4%
-
Jo
26.9%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 2543
Lajme të tjera
-
INTERVISTA/ Arrestimet e ‘5D’ Rama për Report Tv: SPAK le t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit! 'Emisioni i RAI3', Kryeministri: Shqipëria u sulmua me duart e italianëve, malli nga Tirana
24 Prill, 14:25
-
VIDEOLAJM/ Deputeti i PD-së shkon në Kuvend me çadër plazhi, ironizon Olta Xhaçkën: I ndau shqiptarët në të malit dhe të fushës
18 Prill, 10:28
-
Mandati Xhaçkës, Bardhi pas mbledhjes së grupit: Nesër ridepozitojmë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese! Kam indinjatë ndaj 4 deputetëve të Bashës
17 Prill, 15:27
-
Bardhi letër Komisionit Europian, PE dhe ambasadave në Tiranë: PS po mbron Olta Xhaçkën, nuk zbatoi vendimin e Kushtetueses për mandatin
15 Prill, 12:20
-
Analistët: Mali i Zi në fazën përfundimtare të negociatave me BE-në
13 Prill, 19:52
-
Olta Xhaçka në Report Tv: Kuvendi s'më shpëtoi mandatin! Opozita po më detyron të bëj avokaten e bizneseve të burrit tim
12 Prill, 13:45
-
Mandati i Xhaçkës, Saimir Korreshi në 'Studio Live': Partia Socialiste t'a dërgojë në Gjykatë Kushtetuese! Edhe unë do doja 10 mijë m2 plazh...
11 Prill, 17:16
-
Fjala e plotë e Olta Xhaçkës: Emri im i tribluar si top lecke! Ku thuhet që familjarët e deputetëve s'duhet të merren me biznes?
11 Prill, 13:15
-
Mandati i Xhaçkës nuk shkon në Kushtetuese, PS rrëzon kërkesën e opozitës! Deputetja: Bashkëshorti im vetëm investitor i asistuar, jo strategjik
11 Prill, 07:29
-
A do shkojë mandati i Xhaçkës në Kushtetuese? Deputeti i PS Krashi: E kemi marrë vendimin! Çaça: Gjykata e detyron parlamentin ta çojë
10 Prill, 21:33
-
Nga mandati i Olta Xhaçkës te influenca ruse, zbardhet rendi i seancës plenare për të enjten
9 Prill, 19:55
-
Mandati i Xhaçkës të enjten në Kuvend, Bardhi thirrje mazhorancës: Dorëzojeni para drejtësisë, hiqni dorë nga porosia për të mos zbatuar vendimin e Kushtetueses
9 Prill, 13:37