Kastriot Dervishi: Kampi i Tepelenës në ’50-n si kamp i internimit të fëmijëve

Kastriot Dervishi: Kampi i Tepelenës në ’50-n si kamp i internimit të fëmijëve

Klara dhe Fatos Merlika ne kampin e Tepelenës

Të internuarit që kanë qenë në Kampin e Tepelenës dhe një pjesë  studiuesve të krimeve të komunizmit, por edhe vetë Autoriteti i Dosjeve, po vijojnë ende debatin kundër deklaratave të historianit Pëllumb Xhufi, që u shpreh para një jave në një emision televiziv se “nuk ka pasur vdekje të fëmijëve” dhe “kampi ka pasur kushte të mira”, etj.

Historiani Xhufi ka mohuar edhe përmbajtjen e raporteve të Cias për gjendjen e këtij kampi në ato vite. Pas këtyre deklarateve kundërvënia ndaj historianit po bëhet ccdo ditë edhe më e ashpër. Autoriteti i Dosjeve ka hedhur dje në faqen zyrtare rrëfimin e një të internuari që ka qenë 11-vjecc në Kampin e Tepelenës, i cili deklaron se “fëmijët dërgoheshin të mblidhnin predha lufte dhe shumë vdisinin prej tyre. Nga ana tjetwr studiuesi Kastriot Dervishi ka hedhur disa statistika të kohës, ku sipas tij Kampi i Tepelenës nw vitet ‘49-‘53 konsiderohet “si kamp i internimit të fëmijëve”. Ja deklarata e Dervishit:

“Nisur nga disa informacione të gabuara e kontradiktore që i janë dhënë kohët e fundit publikut nga institucione shtetërore, në lidhje me njërin prej kampeve tela me gjemba, por shkruaj më poshtë disa të dhëna të përgjithshme. Internimi në kampe tela me gjemba gjatë diktaturës komuniste është vuajtja e dënimit në periudhën 1945 – 1953 në vende të përcaktuara si të tilla. Kampet ishin vende të mbyllura, të ruajtura me policë. Në to u sollën familjarët e të dënuarve, arratisurve dhe ushtarakëve dezertorë. Dokumentacioni i trashëguar, sidomos ai vendimmarrës në lidhje me emrat e personave që kanë qenë në këto kampe, për shkak të cilësisë së dobët të administratës së kohës është shumë i pakët. 

Fillimisht u ngritën dy kampe: në Berat për banorët e veriut dhe në Krujë për ata nga jugu. Këto dy kampe funksionuan deri në vitin 1949. Këtë vit u bënë disa riorganizime të kampeve. Të internuarit e Beratit u zhvendosën në Tepelenë dhe Porto Palermo. Në Tepelenë erdhi edhe komandanti që kishte qenë në Berat. Kampi i Tepelenë u identifikua me dy numra, 4 dhe 6. Ai grumbulloi një numër të madh fëmijësh, duke e bërë regjimin komunist krejt origjinal në krejt Lindjen komuniste, pasi asnjë regjim tjetër nuk kishte treguar këtë egërsi ndaj fëmijëve.

Vdekshmëria e madhe e fëmijëve në kampin e Tepelenës, por edhe nevoja për të konsoliduar institucionin e internimit solli mbylljen e dy kampeve të fundit tela me gjemba në fund të vitit 1953. Kampi i Tepelenës fitoi nam të keq në arenën ndërkombëtare, madje duke zënë vend në raportin e Qeverisë Amerikane paraqitur në OKB në shkurt 1955. Kampi mbahet mend për trajtimin e keq ndaj të internuarve duke i lënë pa ushqim, duke i përdorur në punë të rënda, duke i lënë të paveshur e në mëshirë të sëmundjeve të shumta. Duhet shtuar se identifikimi fizik i kampeve të tjera tela me gjemba (Berati, Kamza, Cërriku, etj), apo i kampeve të punës së detyruar të të burgosurve nuk është bërë pothuajse fare. 

Kampi i Tepelenës u drejtua nga dy komandantë: -Bektash Pogaçe nga Kardhiqi i Gjirokastrës, profesioni bujk, arsimi 4 klasë fillore, në vitet 1949 –1952. -Haki Ibrahimi nga Dhëmblani i Tepelenës, profesioni marangoz, arsimi 6 klasë, në vitet 1952-1953.” Me tej Dervishi prezanton dhe një statistikë tw kampeve tela me gjemba gjatë vitit 1950. “Mund të vihet re me lehtësi prania e madhe e fëmijëve në kampin e Tepelenës.”, shkruan Kastriot Dervishi.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I denuari: 04/04/2018 12:21

    Ti o kriminel i enverit na trgon keto gjera per te treguar vehten te paster

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...

Edmond Spahon e ‘lëshojnë nervat’ në komision, i kthehet Bilalit: Të kesh turp! I ndërsehet edhe Vokshi: Më jep fjalën...