Kategoria e Parë/ Kastrioti merr
1 pikë, Korabi thyhet në Burrel

Kategoria e Parë/ Kastrioti merr<br />1 pikë, Korabi thyhet në Burrel<br>
Startoi sot faza e “play off”-it në Kategorinë e Parë, teksa sot u luajtën 4 ndeshje në grupin A. Në grupin B do të luhet nesër.  Vëmendja këtë të shtunë përqendrohej te lufta për mbijetesë, teksa Burreli-Korabi dhe Besa-Tërbuni ishin finale të vërteta në këtë drejtim, të fituara nga skuadrat vendëse.  Kastrioti, që duket i pandalshëm drejt ngjitjes në Superiore, luante sot “trenin e fundit” të lezhjanëve për në elitë, në fushën e Besëlidhjes. Barazimi pa gola shkon në favor të krutanëve. Fitore e çmuar edhe për shijakasit, ndaj Egnatias.

Kastrioti është në vend të parë në grupin që lufton për t’u ngjitur në Superiore, me 23 pikë, ndjek Erzeni me 16. Ndërsa në grupin e skuadrave që luftojnë për mbiejtesë, kemi këtë situatë: Kryeson besa me 14 pikë, Burreli 13, Korabi 12, Tërbuni dhe Vllaznia B nga 10 pikë.

Besëlidhja-Kastrioti  0-0

Burreli-Korabi  2-1

Peci 21’, Mllugja 58’ / Lleshi 78’ (pen)

Besa-Tërbuni   1-0

Dikson 79’

Erzeni- Egnatia  3-1

Xhixhua 32’, Lala 47’, Troplini 66’ / Ezike 49’

Vllaznia B dhe Dinamo pushim

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit

Basketboll/ Tirana e vajzave eliminon Partizanin në derbi, gjen Flamurtarin në finalen e titullit