Katër lojtarëve të Kukësit nuk iu dha viza, Safet Gjici: Racizëm! Në Gjeorgji u pritëm si armiq

Racizëm dhe rast të paprecedentë. Kështu e ka konsideruar Presidenti i Kukësit Safet Gjici mospajisjen me viza nga Ambasada e Gjeorgjisë  për katër lojtarë të Kukësit  në prag të ndeshjes së nesërme me Torpedo Kutaisi në kuadër të Europa League.

"Kjo situatë e krijuar nuk ka ndodhur ndonjëherë të paktën në këto 6-7 vite që ne marrim pjesë në Kupat e Europës. Nuk e kuptoj këta gjeorgjianët e kanë lidhur politikën me sportin, kjo është thjesht një ndeshje futbolli dhe ky është racizëm. Të penalizohen për vizë 4 lojtarë formacioni vetëm e vetëm që të mos bësh Fair Play dhe të mendosh se do të kalosh Kukësin duke e penalizuar në këtë mënyrë vetëm këtu kam hasur kjo është e paprecedentë"

Safet Gjici, President i FK Kukësi

Pas një “lufte” me autoritetet është pajisur me vizë dhe i është bashkuar skuadrës portieri Faton Maloku ndërsa mbeten në pikëpyetje Reginaldo, Edis Maliqi dhe Valon Ethemi. Gjici ka fajëusar edhe skuadrën mikpritëse Torpedo për pritjen armiqësore që i kanë rezervuar Kukësit dhe ka vendosur të ndërpresë çdo kontakt me drejtuesit e skuadrës gjeorgjiane dhe të bojkotojë drekën zyrtare.

 Kukësi ka ankimuar në UEFA të gjitha parregullistë dhe Gjici thotë se kontaktet e vetme do jenë me delegatët e UEFA-s. Sa i përket ndeshjes Gjici sqaron se Kukësi është për të luajtur futboll por çdo gjë do vendoset pas bisedave me përfaqësuesit e UEFA-s.

"Masat organizative që detyrohet klubi pritës kanë qenë zero. Ne nuk duam ta shtyjmë apo anullojmë ndeshjen. Gjithsesi do ta shohim edhe pas vendimeve që do vijnë nga UEFA"

Safet Gjici, President i FK Kukësi

Ndeshja Torpedo Kutaisi-Kukësi është parashikuar të luhet të enjten në orën 19:00 dhe është e vlefshme për turit e trete eliminator të Europa League.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 08/08/2018 15:29

    Po çlesh rracizëm or toç kuklle, kushedi përse sepse nuk na duhet vizë për në Gjeorgji!

    Përgjigju
  • redi: 08/08/2018 14:46

    Zoti Gici , veprimet e juaja me ankes zyrtare ne UEFA jane mese te drejta dhe nga ana juridike . Nuk eshte racizmi , se nuk pyet kush per gjeorgjiant , por ceshtja eshte thjesht per te favorizuar skyadren e tyre . Pwrgjigja me e mire eshte shpirti luftarak i futbollisteve per tu kualifikuar . Sukses dhe je vertete manaxher shime i mire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjen e teknologjive të armëve në Rusi

Inteligjenca amerikane: Kina ka rritur shitjen e teknologjive të armëve në Rusi