Kavajë, shoferi përplas për vdekje një person me biçikletë, largohet nga vendi i ngjarjes

Kavajë, shoferi përplas për vdekje një person me biçikletë, largohet nga vendi i ngjarjes

Foto nga vendngjarja

KAVAJË - Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur këtë mbrëmje pranë Prokurorisë së qytetit të Kavajës. 35-vjeçari Çaush Ballabani nga fshati Shtodhër i Kavajës udhëtonte me biçikletë, teksa është përplasur nga një makinë.

Drejtuesi i automjetit, është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të mundësuar identifikimin dhe më tej arrestimin e tij.

Po ashtu hetimet pritet të zbardhin edhe shkaqet që sollën këtë aksident të rëndë, me pasojë vdekjen e një personi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali

Shqiptari dhunon gruan dhe djalin e mitur në Itali