Keita: Jam tek Interi për një projekt të madh

Keita: Jam tek Interi për një projekt të madh

Keita Baldé

Keita Baldé është zyrtarisht lojtar i Interit në Serinë A. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, 23-vjeçari, i cili mbërriti nga Monaco në formë huazimi me të drejtë blerjeje, tha dje fjalët e parë si ziklatër.

Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu, në familjen e madhe interiste. Do të jap gjithçka nga vetja për të kënaqur tifozët. Icardi? E njoh që kur ishim bashkë pjesë e akademisë së Barcelonës. Njoh edhe Spallettin, ai më kërkoi me ngulm që të vija këtu. Jam kthyer në Itali për një projekt të rëndësishëm dhe kam shumë dëshirë të luaj në këtë klub të madh. E njoh Serinë A dhe besoj se do të bëj mirë.

Keita Baldé

Keita mund të jetë në dispozicion të Spallettit që në ndeshjen e parë të kampionatit, të dielën në “Mapei Stadium”, kundër Sassuolos. Senegalezi ka zhvilluar fazën përgatitore me Monacon si dhe është aktivizuar në pjesën e dytë në Superkupën e Francës që u luajt në Kinë dhe u fitua 4-0 nga PSG.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”