Kek-opozita

Kek-opozita

Dhuna ne seancen e sotme ne Kuvendin e Shqiperise

Të rrëzosh Edi Ramën me miell dhe vezë, është një gjest për t’u përshëndetur.

Të heqësh dorë nga mosbindja civile dhe të kthehesh në parlament e të sillesh si një OJF të rinjsh rebelë, që gjuajnë me miell, vezë, shtupa letrash, shishe, është një hap i madh para i opozitës. Por, për të mos u dhënë fort pas sarkazmës, parlamenti që shihni sot është shumë më i mirë sesa ai që kemi parë më herët.

S’ka qenë më intelektual kur Jozefina Topallit desh i ra mbi trup me gjithë vazo zoti Meta (sot një figurë e paqtë dhe krejt tjetër nga kohët e boksit, e nervave) e shumë e shumë raste kapjesh për nofullash, sharje me prag shtëpie, me gra, burra e fëmijë.

Parlamenti është me njerëz dhe secili, pavarësisht mandatit, ka me vete ADN-në e tij. Kudo parlamenti është një vend ku jo doemos duhet të prevalojë argumenti, diskutimi.

Fundja ai është një arenë rivalësh politikë, që garojnë çdo ditë për pushtet. Disa Strazimirë apo Taulantë e Palokë zgjidhen pikërisht për këtë format. Dhuna u pëlqen votuesve në Shqipëri, ende, edhe pse askush nuk e thotë. Forca është fuqi!

Por sot garën e fitoi një ministër pa ego të forti, si Ditmir Bushati (i cili duket tip që s’vret dot një mizë, por që Muli dhe Paloka të bëjnë hero me dy pika ujë), të cilin asnjëri s’e dalloi që në vend të hidhte shishen nga nervat, prapëseprapë s’e çoi deri në fund, duke i lagur vetëm me pak ujë.

Ku e ku me Edi Palokën, që tentoi të shkulte monitorin për t’ia hedhur ministrit të Jashtëm. Gjë që mërziti jo vetëm Palokën, por të gjithë opozitën, Lulin dhe Monikën, që sot kishin aq produkte sa për një kek, kek opozitar! Tiranapost

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë