‘Furtunë’ në PS, Kryesia shkarkon 11 drejtues të degëve në rrethe: Janë shthurur (Lista)

TIRANE-Kryesia e Partisë Socialiste ka shkarkuar 11 drejtues të PS në rrethe për neglizhencë, mungesë organizimi, mospërmbushje detyrash e objektivash dhe shthurje në ato degë bashkiake ku drejton opozita. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të kryesisë së drejtuar nga kryetari Edi Rama. 

Lajmi u bë publik nga Elisa Spiropali, e cila pas mbledhjes që zgjati më shumë se një orë në selinë rozë njoftoi shkarkimet, ndërsa shtoi se janë bërë për shkak të degradimit të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë. 

Ka një degradim të marrëdhënies pushtet lokal-qytetarë dhe po bëhet analizë e punës së drejtorëve dhe e qeverisjes në territor. Ne kemi shkarkuar 11 kryetarë degësh të PS. 

Ne nuk kemi opozitë dhe nuk mund të presim lindjen e opozitës që të vendosim gishtin në plagët e qeverisjes lokale apo qendrore ku ka nevojë për ndërhyrje. Drejtuesit politikë do të rrisin prezencën në territor

Elisa Spiropali

Disa nga qytetet ku janë shkarkuar drejtuesit e PS;
Cërrik-Gezim Salla
Selenicë-Nertil Bellaj-njëkohësisht drejtor i AKU-së
Delvinë-Izet Silaj
Memaliaj-Rajmonda Arizi

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se ‘Kryesia mblidhet cdo javë, analizon punën, janë çështje të brendshme’ duke mos dhënë shumë detaje. Ndërkohë që pas deklaratës së Spiropalit, nga selia rozë kanë zbutur tonet duke theksuar se nuk bëhet fjalë për shkarkime, por për propozime për shkarkime.

Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘disa drejtorë legena po na nxijnë fytyrën’ duke thirrur urgjent mbledhjen e sotme të Kryesisë që solli shkarkimet. Mbledhja erdhi pas arrestimeve të ish-deputetëve Arben Ndoka dhe Arben Cuko, ky i fundi ish-drejtor i Burgjeve. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jot: 24/10/2018 07:00

    Tallen me ne. I heq gjoja 8 muaj para zgjedhjeve dhe kështu don të laje faktin që i ka përdorur për të mbushur xhepat 4-8 vjet. Tani do dale me tezën që i vjen keq që ka qenë qorr e nuk ka parë por gjasme me mire vone se kurrë. Mirë na e bën së popull debil jemi që zihemi për politikë e nuk luftojmë për të drejtat tona dhe as ti tregojmë që qeveria varet nga populli e jo populli nga qeveria!

    Përgjigju
  • Daja: 23/10/2018 11:12

    Shkarkimet jane bo ne jug ndersa arrestimet ne veri pra.

    Përgjigju
  • Fredi: 23/10/2018 10:56

    Ku eshte Faiku tani, pula lushnjare kokërrjepur të dali dhe të komentojë?

    Përgjigju
    • Faik: 23/10/2018 20:21

      Ç'farè tè Komentoj O Fredi ZorrèThari! Unè Punoj dhe Nuk KKomentoj gjithçka si ty ZVARRANIK ! Nuk u ngope ti Urrith , me komentet e mia për 'gopin e mamasë tènde dhe atyre 'SShalèShqyerave' ( Vajazave') tè tua , që kanë Zaptuar SEMAFORËT e MILANOS në ITALI ???!!! Fredi KOKËLOQJA! Hahah

    • Psikiatria: 23/10/2018 11:19

      E kemi shtuar per disa kohe hahaha

  • redu: 23/10/2018 10:14

    Qe te forcosh bazen socialiste , zgjidh ikonen e PS Petro Kocin ne detyren e sekretarit irganizativ . Petro eshte trim , i afte dhe i ndershem . Saper emerimet oergjeghesine e jane ministrat dhe kryetaret e bashkive . Flas per emerimin e drejtoreve legena , qe nuk perfaqesojne sicualustet e bdershem por xhepin dhe moralin e tyre . Ed Rama bej ndryshime radikale, se njerezit qe duhet i ke me bollek

    Përgjigju
    • Shkrodani: 23/10/2018 15:01

      Tash shqipja jepi drejtim se armiqte e popullit u gjeten te na rroje parta e shoku palle o pushtat e kuq qimen keni nderuar zakonin jo kurre sbohet fjale deri tash partia nuk i dinte se kishte armiq te rrezikshem brenda rradheve te saj por tash jemi ma te forte se kurre edhe dera tash u hap per eu po jepi gaz o pallosh se na ka ik gjermania shum okelyshat e komunisteve si baballaret tuaj para 1990 e pas e moret ju kelyshet e tyre qe nga saliu nano e me rradhe stafeta vazhdin meta rama basha e nuk e di kush vjen ne rradhe ate e di partia e pushtave te kuq majtas apo gjoja djathtas edhe historia vazhdon nga fitore ne fitore te reja armiqte u shpartalluan perpara tash hahahao dele o behuni tigra ose hajdeni krej ne eu e lerini pushtat e kuq te bojn sic e dine ato edhe 100 vjet te tjera hajde tung poshte komunistet rrofte demokracia ne eu e ne usa

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet