Këngëtari i njohur grek në Tiranë, artistët kundër: Është antishqiptar! Bojkotojeni fashistin

Notis Sfakianakis mund të jetë një ndër këngëtarët më të mirë të muzikës greke, por është i njohur për bindjet e tij antishqiptare, fyerjet për popullin tonë dhe mbështetjen për partinë “Agimi i Artë”. Kjo ka bërë që ardhja e tij në Tiranë për të mbajtur një koncert në pallatin e Kongreseve me bileta deri në 21.000 lekë të rinj,  të ndezë menjëherë një debat të gjerë në radhët e analistëve dhe artistëve në vendin tonë.

Kantatori Elton Deda, duke publikuar një shkrim kundër artistit grek, thotë se nëse ato që shkruhen janë të vërteta, do të bëhej me dëshirë një nxitës i bojkotit. Deda thotë se do të ishte tepër e ulët t’i dhurosh duartrokitje dhe të paguash dikë, që të ka konsideruar racë inferiore.

Nese ato qe thuhen per kete kengetar ketu, qendrojne, une si individ dhe si artist qe tolerancen ndaj homologeve te mi e kam tejet te ekzagjeruar, do behesha me deshire nje nxites i bojkotit.

Njerezit qe hane aty ku kane peshtyre gjithmone ma kane shpifur. Shpresoj qe te mos jete ashtu sic shkruhet ne kete shkrim, se perndryshe do ishte teper e ulet ti dhurosh duartrokitje dhe te paguash dike, qe te ka konsideruar race inferiore

Elton Deda

Qëndrimin hapur kundër për ardhjen e Notis Sfakianakis, e shpreh edhe kompozitori dhe këngëtari Flori Mumajesi, duke shpërndarë një thirrje për bojkot të koncertit. Jonida Maliqi e quan Sfakianakis një monstër që në vendin e tij nuk e begenisin më, dhe vjen në Shqipëri në një koncert me çmim bilete të fryrë.

Më herët edhe shkrimtari Gazmend Kapllani ka komentuar vizitën e tij në Shqipëri, duke u shprehur se i vjen çudi se si shqiptarët do paguajnë nga 100 apo 200 euro për një këngëtar grek që i quan shqiptarët “plehra” e këndon për Agimin e “Artë”.

Edhe analistët kanë dhënë qëndrimet e tyre për këtë koncert, duke e quajtur Sfakianakis fashist apo urrjetës i të huajve. Por duket se kundër këtij artisti janë edhe shqiptarët e thjeshtë, të cilët nëpër rrjetet sociale kanë mbështetur gjithë sa treguam më sipër. Notis Sfakianakis pritet të vijë në Shqipëri më 24 Maj për të mbajtur një koncert në “Pallatin e Kongreseve”.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anton: 22/05/2018 21:28

    Per Nid Mos humb kohe me nje thundraket

    Përgjigju
  • nid: 22/05/2018 18:52

    Po kafshet shqipfolese me kollare qe jane ne pushtet dhe e shkaterruan Shqiperine dhe shqiptaret duke mbjelle vetem mizerje e korrupsion, skandale e mashtrime e degjenerim te skajshem e te papare, vetem se perrallisin e grijne gjepura gjoja per 'Shqiperi' e llogje te tjera, duke mos bere gje tjeter veçse vjedhur e vrare. Ketyre supermaskarenjve i shkoni ne mitingje e protesta, i shikoni ne TV, e bile edhe i duartrokisni e pershendetni, e as thoni se DUHET ti bojkotojme ne zgjedhje si kriminela qe jane. Se DUHET ti qellojme me veze e domate te prishura, e se DUHET qe para parrllamentit te tyre te kalbur te vime e te ndertojme çadra i madh e i vogel, e te protestojme me muaj e vite pa levizur, me qirinj te ndezur e duke thirrur gjithe naten per t'ja bere jeten sketerre kesaj lukunie ujqerish e hijenash te tmerrshme e te shpifura. E jo te acarohemi per nje artist e aq, qe fundja s'ben gje tjeter, veçse do te kenaqe me tinguj te harmonishem e me muzike te vertete.

    Përgjigju
  • Boni: 22/05/2018 18:04

    150 euri bileta.... Hajt per hajer... Sa per racizem .... besa e Shqiptarit eshte Shqiptaria.... sa per kengatar... ky i deshtumi elton deda... apo Flori qe bo kong me dy rrokje jane shume mrapa.... dhe kalojn ne radikalizem te kote...

    Përgjigju
  • xhimi: 22/05/2018 15:26

    kam jetuar 24 vjet ne greqi,me ka pelqyer si kengetar sbehet fjale,se mohoj, po kur doli hapur kunder nesh, kete nuk dua ta shoh me me sy,me bojkot dhe vez kokes,,

    Përgjigju
  • mimoza: 22/05/2018 14:16

    Bojkot koncertit!

    Përgjigju
  • Anton: 22/05/2018 13:56

    Nje koment per trushperlaret e Albanistanit Po ku ka me antishqiptare se politikanet e shqiperise o copa mishi me dy sy.

    Përgjigju
  • Kosovari: 22/05/2018 09:50

    Nuk jam kunder artit te asnje populli, me se paku atij greke.Por shqiptaret duhet te kene ne konsiderate vlerat dhe ativlerat.te kene kujdes per artistet sllav,sidomos ata serbe dhe antishqiptaret greke.Nuk duhet t'i lejohet antivlera njerezore e kombetare,te na genjeje me ndonje "vlere arti"te maskuar te ndonje person antinjerezor, si eshte ky grekoman apo ndonje serbosllav,qe ka ndodhur jo rralle ne Tirane.

    Përgjigju
  • Xhemja: 21/05/2018 23:43

    E ka pru Bushati me urdher te kocias

    Përgjigju
  • Greku i vogel: 21/05/2018 23:15

    Ti vendosin kryqin ne pashaporte ne kufi ndryshe nuk kemi shtet..

    Përgjigju
  • Shqiptare.: 21/05/2018 22:05

    O qeveri lavire servila, Po ka shekuj qe greku kurr Nuk na ka dashur popullin shqiptar. Dhe akoma mban ligje lufte dhe gris pashaporta né dogane. Ata Jane rraca me injorante dhe kriminela per shqiptart.

    Përgjigju
  • Talenti: 21/05/2018 20:08

    Çka kerkon ky ne Tiranë?

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/05/2018 19:30

    Nuk duam jevgj! Duam të shohim yje të muzikës botërore! Kush është ky!

    Përgjigju
  • shqipetar: 21/05/2018 19:29

    Jepini nje mesim te mire Notit,

    Përgjigju
  • cim: 21/05/2018 19:11

    dhe po ta mendoni qe esht paguar 50 mij euro shikoni transferten ne raifaizen banke

    Përgjigju
    • Shqiptari: 21/05/2018 22:11

      Rraca me e poshter Ne Europe geku qelbur, ata Po grisin pasaportat Ne kufi shqiptareve dhe vrasjet e emigranteve kufi . Stop greku shqiperi kurr previlegj

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë

Kikia: Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkojë në punë, shkon në SPAK një herë